Aktuale
“Befasojnë” qytetet, ja si do të jenë ndërtesat në të ardhmen
Qytetet janë “motorët” e shoqërisë moderne. Ato vazhdojnë të fuqizojnë ekonominë globale, të konsumojnë sasi të mëdha burimesh, të mbajnë shumicën e popullsisë së botës dhe të krijojnë një pjesë të madhe të ndotjes, gjë që ka shqetësuar më së shumti shkencëtarët.
Ndërsa qytetet e mëdha në botë vijojnë të zgjerohen me miliona banorë të rinj, të gjithë mbajnë sytë te e ardhmja, te zhvillimet teknologjike dhe ndryshimet e tyre.
Ndërsa perspektiva e problemeve të metropoleve në zhvillim mund të duket e frikshme, koha është në të vërtetë perfekte. Interneti, inovacionet në teknologjinë e sensorëve të lirë, të dhënat e mëdha analitike dhe parashikuese – po e bën më të lehtë dhe më të mundur trajtimin e të gjitha çështjeve urbane.
Integrimi i qyteteve të reja dhe planifikimi urban do të bazohet edhe në avancimet e tjera në Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit. Madje drejtuesit e qyteteve kanë ndërmarrë nisma të zgjuara për t’i paraprirë ndryshimeve si për shembull: Monitorimi i niveleve të automjeteve dhe këmbësorëve për të optimizuar ose devijuar trafikun sipas kushteve, si dhe masat për korsitë adaptive dhe të ngadalta për ecje dhe çiklizëm.
Ndërtesat do të kenë tjetër “strukturë”
Kopshtet, bimësia në anë të ndërtesave do të jetë e dukshme, kjo për të ndihmuar me izolimin. Optimizim i ngrohjes, përdorimi i energjisë, ndriçimi, ventilimi, integrimi i fotovoltaikëve dhe turbinave me erë në dizenjot e ndërtimit do të sjellin një tjetër ndryshim në qytetet e së ardhmes.
Ndriçim “i zgjuar”
Do të përdoren dritat inteligjente dhe të përshtatshme me motin për të rritur efikasitetin e energjisë.
Menaxhimi i mençur i mbetjeve
Monitorimi i niveleve të mbetjeve në kontenierë në kohë reale, për të optimizuar rrugët e grumbullimit.
Rrjete të zgjuara
Monitorimi dhe menaxhimi i konsumit të energjisë. Do të ketë përdorim të shpejtë në teknologji për të zbuluar dhe për të reaguar ndaj ndryshimeve lokale.
Foto se si do të duken qytetet e së ardhmes