Aktuale
Palmat në autostradë zëvendësohen me pisha, Vasili zbulon sa do të kushtojnë
Palmat në segmentin e autostradës Tiranë-Durrës, nga
mbikalimi i Kamzës tek ai i Kasharit do të zëvendësohen me
pisha deri në fund të këtij viti.
Ky vendim ka sjellë reagimin e kryetarit të grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, i cili nëpërmjet një statusi në “Facebook” në lidhje me zëvendëimin e palmave të thara me pisha në segmentin e autostradës Tiranë-Durrës.
Vasili akuzoi kryeminstrin si përgjegjës për gjithçka ndodh.
Sipas tij, do të harxhohen 2.5 milion euro për të zëvendësuar palmat e thara me pisha.
Statusi i plotë
Kryeministri ropi parate e palmave ne autostrade, tani do rjepe te pishave. Sa turp!
Qindra milion leke palma ne autostraden Tirane -Kashar u thane,u asgjesuan,ju vodhen njerezve te thjeshte.
Specialiste,media,shoqeri civile,politikane e argumentuan teresisht qe kjo eshte vjedhje e ndyre diten per diell.
Kryeministri i kazanit te trafikanteve i mbrojti fort palmat, me pasion prej trafikanti dhe me humor prej gastori te decerebruar.
Sot na kerkojne 2.5 milion euro te tjera per te zevendesuar palmat e thara me pisha.
A ka turp ky kryeminister? Apo e ha turpin me buke boll qe te rjepe parate e pishave sic ropi parate e palmave.
Ky eshte mizerabiliteti i hajduterise dhe rrenimi qe vjen prej padijes,ky i ka te dyja.



