Featured
Chelsea ndërton stadiumin më të shtrenjtë në Evropë
Chelsea ka dyfishuar koston e parashikuar të stadiumit të tyre të ri, në 1 milardë funta, e që e bën atë më të shtrenjtin në Evropë.
Roman Abramovich zhvilloi bisedime me biznismenët kinezë këtë muaj, rreth një investimi prej mbi 500 milionë funte në rindërtimin e Stamford Bridge. Tani kjo kosto fillestare prej 500 milionë funte, e cila ishte parashikuar kur klubi morin lejen e planifikimit në janar, është rritur në mënyrë të konsiderueshme.
Abramovich ka derdhur më shumë se 1 miliardë dollarë që nga blerja e klubit nga Londra në vitin 2003, por po shqyrton edhe alternative tjera për të financuar ndërtimin rekord të stadiumit.
Kampionët e Premier Ligës planifikojnë ta transformojnë shtëpinë e tyre në një stadium mahnitës prej 60,000 vendesh, një rritje e konsiderueshme nga 41, 631 që është aktualisht mban.
Ky stadium pritet të jetë gati në vitin 2024.