Connect with us

Featured

Dikur kur biznesmenët shqiptarë investonin në biblioteka

Published

on

“Bota është e zhvilluar, ka mjete të tjera të komunikimit masiv, informacioni, internet, por unë do të thoja dhe nuk është vetëm mendimi im, se asgjë nuk do të zëvendësoj librin, absolutisht është i pazëvendësueshëm. Atë që e merr nëpërmjet librit, nuk e merr nga asgjë tjetër”, Fatos Kongoli

Në fillim të shekullit XX Elbasani kishte një etje aq të madhe për kulturë, sa intelektualët vendas u angazhuan për krijimin e bibliotekës dhe muzeut të qytetit. Përgjegjës për themelimin e tij u emëruar Lef Nosi dhe Filip Papajani, ndërsa sa i përket bibliotekës së qarkut u vendosën përgjegjës Ahmet Dakli dhe Shefqet Daiu.

Në pothuajse të gjitha numrat e Kopshtit Letrar në rubrikën “Lajme e Zadhanie” është lajmërimi ku “qarku letrar i lutet zotërinjve dhe autorëve të cilët kanë dëshirë për të falur libra për bibliotekën t’i dërgojnë tek kujdestarët e bibliotikës, z. Ahmet Dakli dhe Shefqet Daiu”. Thanas Floqi ka qenë një tjetër patriot që është angazhuar për mbledhjen e librave.

Në artikullin “Vullnet e qendresë në punë”, duke folur për punët që duhet të bëjë bashkia e kohës së viteve 1923, shkruhet: “Besojmë se nuk do të ishte keq të organizonte Bashkia e këtushme një Theatër Kombëtar, nji Biblitokekë Popullore të vogël e nji muze sido-ludo”.

Në të njëjtën kohë është bërë një propagandë e madhe për librin.

Foti Papajani, i njohur si fotografi i parë i qytetit, por edhe një mësues, do të shkruante: “Libri ka vlera edukuese dhe se është një influencë e madhe ndikimi i shkrimtarëve të mëdhenj”.

Dihet që një pjesë e madhe e bibliotekës së Lef Nosit ka pasuruar bibliotekën e Elbasanit.

Historia e ndërtimit të bibliotekës

Biblioteka e Elbasanit ka një histori të veçantë pasi godina dhe një pjesë e fondit të librave janë dhuratë. Që në ndërtimin e saj, familja Baholli dhuroi tokën dhe ndërtoi godinën, madje bleu edhe një sasi librash duke zbatuar amanetin e Nazif Bahollit, i cili pas vdekjes së djalit në moshë të re vendosi t’ia dedikojë atij bibliotekën. Një pjesë e madhe e librave të tjerë të këtij fondi u dhurua nga patriotët, gjuhëtarët, Klubet dhe Shoqëritë në vitet 30-të.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Godina e vjetër vitet e fundit u rikonstruktua totalisht, madje duke shtuar edhe një pjesë anësore në shërbim të zgjerimit të ambienteve.

Godina është me dy kate, në njërin kat fondi ndërsa në katin tjetër janë lexuesit dhe sallat e veçanta. Teksa hyn shikon se lexuesit aty nuk mungojnë, megjithëse një pjesë e madhe janë të moshuar që duan të shfletojnë shtypin e ditës. Në një pjesë janë studentë që përgatisin diplomën, bëjnë detyra apo i duhet të shfletojnë vëllime që nuk gjenden thjesht.

Biblioteka e Elbasanit ka një fond prej 200.000 mijë librash nga këto rreth 160.000 janë botime në shqip, 20.000 në gjuhë të huaj dhe 12.000 koleksione të periodikut.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Një ndër dhuratat e mëdha për bibliotekën e Elbasanit ka qenë edhe një pjesë e madhe e fondit të Mahir Domit në vitin 2003. Kjo dhuratë i erdhi bibliotekës nga familja pas vdekjes së profesorit të mirënjohur që kishte shprehur dëshirën që librat t’i dhuroheshin Elbasanit.

Katalogët dhe klasifikimi

Baza e klasifikimit është ajo e klasifikimit dhjetor universal i përdorur që nga viti 1968. Katalogët janë:

1- Katalogu i alfabetit për autorin

2- Katalog sistematik sipas KDU

3- Katalog topografik

4- Katalog kronologjik

5- Katalog gjeografik

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Biblioteka ka karakter shkencor dhe publik. Ajo është qendër e depozitimit dhe e ruajtjes së botimeve shqip, qendër bibliografike kryesore për komunitetin, qendër studimi, edukimi dhe trajnimi për komunitetin, qendër e shërbimit të albano-ballkanologjisë, qendër katagolizimi etj.

Sasia në volume dhe koleksione

1-Arkivi i fondit të Albanologjisë 4556 tituj

2-Arkivi i periodikut shqip të paraclirimit 895 koleksione

3-Arkivi i periodikut shqip pas clirimit 3754 koleksione

4-Fondi i librit shqip 133001 volume

6- Fondi i librit për fëmijë 27000 volume

7- Fondi i librit të huajj 22.330 volume

8- Arkivi i periodikut të huaj 1.606 koleksione

9- Dhurata 109 libra nnë shqip, 2487 libra në frëngjisht dhe 1030 libra në gjuhën angleze.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

 Botime të vjetra të bibliotekës

Biblioteka publike “Qemal Baholli” në Elbasan shquhet për librat e rrallë që zotëron. Librat marrin vlerë për nga koha e botimit, autorët dhe temat që trajtojnë.

Ndër librat e vjetër përmenden ato në turqisht dhe arabisht botuar në shekujt XVI-XVII.

Biblioteka zotëron botime të vjetra fetare, dorëshkrime të rilindasve, gramatikën dhe abetaren e  Kristoforidhit, botime të  Fishtës, Xhuvanit,  etj. /Tesheshi/

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

 

 

 

 

 

 

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending