Connect with us

Aktuale

Avokati Koci jep shpresë që UP-ja mund ta kthejë tokën që iu dha Kishës Ortodokse

Published

on

Kur Gjykata e Apelit në Prishtinë e mbështeti vendimin e Gjykatës Themelore për të mos ia njohur të drejtën e vazhdimit të gjyqit Universitetit të Prishtinës me Kishën Ortodokse për çështje pronësie, pati mbështetje të plotë ligjore.

Këtë po e thotë avokati kosovar Arianit Koci, i cili në një përgjigje për Klan Kosova, thekson se Gjykata e Apelit ka marrë vendim duke konsideruar se pala është tërhequr, ngase me praktikat gjyqësore, në momentin që paraqet padi dhe nuk paraqitesh në elaborim mbyllet çështja.

“Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konsideruar të tërhequr padinë në këtë çështje juridike, për shkak se paditësi nuk ka prezantuar në seancë, edhe pse ka qenë i ftuar me rregull”.

“Këtë qëndrim juridik e mori edhe Gjykata e shkallës së dytë, për shkak se nga shkresat e lëndës është vërtetuar se paditësi nuk ka prezantuar në seancë dhe arsyet e dhëna nga ana e përfaqësueses së Universitetit për mungesë në seancë, gjykata nuk i ka pranuar si të pabazuara”, ka deklaruar Koci.

Ai u shpreh se në këto raste, prania në seancë nga ana e paditësit është e domosdoshme.

“Vlen të sqarohet se paditësi, me rastin e kërkesës së një të drejte, duhet të jetë i përpiktë me prezencën e tij në gjykatë, për të elaboruar dhe ofruar prova për të drejtën që e kërkon. Gjykata nuk mund të supozojë fakte dhe të vendos për themelësinë e kërkesës, pa prezencën e palës paditëse – kërkuesit të së drejtës”.

Megjithatë, ai thotë se UP-ja e ka ende shanse për ta kthyer tokën në kampusin e Universitetit, në pronësinë e saj sepse ligji ia lejon të bëjë padinë sërish, por kjo si pasojë ka një pritje shumë të gjatë.

“Beteja juridike e Universitetit të Prishtinës, nuk është humbur! Ligji ia mundëson UP-së të parashtrojë padi tjetër në gjykatë. Megjithatë, për këtë neglizhencë, UP-ja do të paguajë një çmim! Për të fituar të drejtën që e kërkon, duhet pritur edhe disa vite, që shqyrtimit të padisë së re nga ana e gjykatës t’i vije rendi edhe një herë”.

Vendimi se padia e UP-së konsiderohet e tërhequr, u mor pasi përfaqësuesit ligjorë të këtij institucioni nuk u paraqitën në seancën kryesore gjyqësore.

Ata u arsyetuan se ditën kur ftesa iu kishte arritur në Rektorat, ata ishin duke u përballë me disa grupe protestuesish dhe zarfi i mbyllur ka mbetur diku në zyrat e pranimit.

“Për shkak të protestave që ka pasur në ditën kur ka ardhur zarfi, dhe tollovisë që ka pasur para sportelit kur është dorëzuar te sporteli, ftesa nuk ka arritur deri te ne. Kur na ka ardhur vendimi, kemi kërkuar të dimë se kur ka ardhur ftesa dhe e kemi kuptuar se ajo ka mbërritur por ne s’e kemi marrë”, ishte arsyetimi që dha Esat Kelmendi, sekretar i Universitetit të Prishtinës.

Ndërsa, rektori i këtij universiteti Marjan Demaj që s’ishte në detyrë kur kjo kishte ndodhur, thotë se UP-ja s’do pushojë së kërkuari drejtësi.

“Universiteti i Prishtinës asnjëherë dhe me asnjë kusht nuk do të heqë dorë nga kthimi i këtyre pronave, qoftë nga marrja e tyre dhunshëm nga sistemi i Milloshevqit qoftë të uzurpuara. Do bëjmë çdo gjë që ato prona t’i kthejmë”.

Kisha ortodokse, ishte ndërtuar në kampusin e UP-së nga pushteti i Slobodan Millosheviqit, ndërsa padi për kthimin e tokës, është bërë që në vitin 1992 nga rektori i atëhershëm Ejup Statovci.

https://ndertimi.info/njohesit-e-drejtesise-drejtojne-gishtin-kah-up-ja-per-faljen-e-tokes-te-kisha-ortodokse/

Aktuale

KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Kompania e njohur e ndërtimit KAWA Group, sapo ka inauguruar hapësirën në qendër të Londrës.

Përmes një ceremonie festive është hapur hapësira më e re e KAWA Group, e cila edhe zyrtarisht do të operoj në Mbretërinë e Bashkuar,

KAWA Group do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA Group do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa si kompani vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending