Featured
Fabrika e bllokave më unik që u shpikën në Kosovë dhe mbajnë pantentë [video]
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/11/ximi.jpg)
Kosova nuk është një vend ku vetëm zbarkojnë zbulimet dhe materialet ndërtimore.
Uran Haxha
Dikush ka mbledhur bagazhin e viteve të tëra me punë dhe ka zbuluar një risi në ndërtim. Ai është Milazim Vataj dhe produkti që ka nxjerr ai është një bllok perfekt për oxhaqe dhe ajrim.
Gjithçka deri këtu nuk ka qenë e thjeshtë. Ai tregon punën maratonike për ta nxjerr produktin final.
“Kur jam kthyer të gjithë kanë qesh me mua, por unë thash që të punojë këtu sikur në Zvicër e Perëndim s’ka qare pa dal. Kam nis me arka me lugje, më lindi ideja që me shpik këtë punë, 3 vjet më ka shkuar gjatë. Prej ’91-tës deri ’94-ën. E kam provuar me shlak, me zallë, me rënë… këto makina i kam marrë në Beograd… më shkuan tri vjet duke e provuar materialin, krejt qeshnin me mua, por në fund ia arrita qëllimin”, tregon Vataj.
Pasi edhe vet produkti i Fabrikës “XIMI” ka një patentë ligjore, sekretet nuk shfaqen deri në fund, por ky është blloku që del nga përzirja e materialeve të riciklueshme, si kontribut në mbrojtjen e mjedisit.
Dikur në një bodrum shtëpie, sot fabrika “Ximi” ka një hapsirë të konsiderueshme. Llojet e bllokave që prodhohen janë të shumtë.
”Kemi afro 9 lloje që janë prodhuar, por më pas janë kombinu. Kemi prej 54-shit deri më 20 me 20 (centimetra). Ata janë me vrima të shpuar, kunus. Tash kemi shpik bllokat që mundësojnë me dal ajri i ndotur dhe të futet ajri i pastër në shtpëi e banesa”, sqaron Milazim Vataj, që të gjithë e quajnë Ximi. Lënda e parë e tyre është e njëjtë, por më pas forma dhe madhësia bën dallimin.
Nga ajo që thotë Milazim Vataj, shihet se gama e prodhimit të bllokave për oxhaqe dhe ajrim, do të shtohet, sikur do të shtohet edhe sasia, pasi kjo rrjedh nga kërkesat e ndërtuesve.
E kur ai pyetet nëse ka një zbulim tjetër për ta treguar, duke qeshur thotë: “Jo nihere jo, mjaft haha”.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)