Aktuale
Banka Botërore jep shpresë dhe lajm të mirë për Kosovë
Zyra e Bankës Botërore në Kosovë ka prezantuar Raportin e Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor.
Raporti i Rregullt Ekonomik mbulon zhvillimet, gjasat dhe politikat ekonomike në Kosovë dhe në pesë vendet tjera të Ballkanit Perëndimor dhe hartohet dy herë në vit nga ekonomistët e Bankës Botërore.
Agim Demukaj, nga Banka Botërore, tha se rritja ekonomike në Kosovë mund të arrijë në 4.4 për qind pak më e lart se në vitin 2016 që ka qenë 3.4 për qind.
Kurse dy vitet e ardhshme parashihet rritje deri në 4.8 për, por që për shkak të jostabilitetit politik kjo rritje mund të mos ndodh.
“Sa i përket dy viteve të ardhshme rritja parashihet të arrijë 4.8 për qind në vitin 2018 dhe 2019 por ky parashikim varet nga rreziqe që mund ta ulin atë si duke përfshirë jostabilitetin politik. Rritja më e shpejtë në eurozonë ka ndikuar që edhe Kosova të përfitoj nga kjo. Perspektiva është pozitive pra parashikimi i saj varet nga rreziqe që mund ta rrisin ose zvogëlojnë atë”, ekonomiaonline.
“Kosova ka performuar më mirë se vendet e tjera. Nga neto eksportet të cilat krahasuar me vitin e kaluar kanë dalë më pozitive. Në Kosovë kemi pa një rritje të punësimit nga të dhënat e dy tremujorëve të parë të vitit dhe për shkak të saj 43 për qind atëherë edhe papunësia është rritur. Ne e shohim pozitive pasi që e shohim që më shumë njerëz janë më aktiv në tregun e punës”.



