Aktuale
Kapen dy hajnat që tmerruan bizneset në Prishtinë, një tjetër në ndjekje
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/11/3a21d32a1sda.jpg)
Policia e Kosovës ka lajmëruar sot se ka kapur dy persona të dyshuar për vjedhje në shumë lokacione në Prishitnë.
Ata dyshohen se kanë pasur cak të gjitha bizneset e qasshme fizikisht. Për raste të tilla ka raportuar edhe Ndërtimi.info se si në lagjet me ndërtime të reja hajnat kanë “lëshuar dorën” me të madhe.
Policia e Kosovës në një nga operacionet e organizuara në drejtim të kapjes së personave, për të cilët dyshohej me bazë të jenë të përfshirë në disa raste të grabitjeve ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar.
Gjithashtu lidhur me rastet e njëjta hetuesit kanë arrit të identifikojnë edhe një person tjetër të dyshuar që aktualisht ndodhet në arrati.
Pjesë e operacionit ka qenë edhe bastisja e shtëpive të të dyshuarve, ku policia ka arrit të gjej dhe konfiskojë :
- një veturë Golf IV ngjyre e kaltër me targa vendore,(dyshohet të jetë përdorur në rastet në fjalë)
- një armë të gjate AK47 se bashku me karikator dhe 10 fishekë,
- një qese e vogël me substancë narkotike (mariuhane)
- dy kartëmonedha të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara,
- një telefon celular Samsung dhe një Ipad si dhe
- disa dëshmi të tjera që mund të lidhen me rastet.
Personat e dyshuar:
- Dragusha, mashkull, 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. dhe
- Leci, mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
me urdhër të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë para se rastet t’i kalojnë gjykatës.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)