Prokurim Publik
Komuna e Suharekës detyrohet të anulojë tenderin për murin mbrojtës në Stravuqinë
Kontrata me titull “Ndërtimi i murit mbrojtës në Breshanc dhe Stravuqinë – Rregullimi i murit të shkolla e Stravuqinës”, që nënkupton pjesën e dytë të titullit, në fshatin malor të Stravuqinës, i ka kushtuar Komunës së Suharekës 5,479.25 euro. Fituese e tenderit ka qenë kompania “Xh.Kololli”.
Mirëpo dikush nga tri kompanitë tjera që nuk kanë fituar tenderin është ankuar shpejt për këtë kontratë, saktësisht pas katër ditësh.
Tenderi është anuluar. Arsyetimi që jepet në njoftimin e anulimit është, sipas dokumentit, “Në përputhje me nenin 108/A paragrafi 10.2 të LPP-së (Ligjit për Prokurim Publik)”.
E nëse hyni të shihni në ligj se çka përmban ky nen dhe kjo pikë atëherë shihni:
“
Neni 108/A
Zgjidhja preliminare e mosmarrëveshjeve
- Çdo palë e interesuar e cila mendon se të drejtat e tij/saj, siç parashikohet me këtë ligj, janë shkelur nga vendimi i një autoriteti kontraktues gjatë kryerjes së një aktiviteti të prokurimit dhe i cili është dëmtuar apo rrezikon të dëmtohet nga një shkelje e pretenduar, mund të paraqesë një kërkesë për rishqyrtim pranë atij autoriteti kontraktues. Kërkesat për rishqyrtim mund të ndërlidhen me njoftimet për kontratë, dokumentet e tenderit, ose njoftimet dhe vendimet tjera siç përcaktohet në këtë ligj, gjatë kryerjes së aktivitetit përkatës të prokurimit.
***
- Autoriteti kontraktues mund, me anë të një vendimi:
10.1 – të refuzojë kërkesën e propozuar për shqyrtim si të pabaza;
10.2 – të miratojë një kërkesë për rishikim si të bazuar dhe të anulojë pjesërisht ose tërësisht vendimin e miratuar;“.
Prokurim Publik
Komuna e Vitisë iu dha tenderë kompanive të familjes Emini që punojnë në komunë
Prokurim Publik
Si dështoi tenderi për “Mirëmbajtjen e Ndriçimit Publik” në Obiliq
Prokurim Publik
Shkeli rregullat e prokurimit publik, dënohet Jeton Podvorica me 2 vite burgim me kusht dhe 2 mijë euro gjobë
-
Infrastrukturë3 days ago
Në Drenas vihet gurë themeli për energji të ripërtëritshme me vlerë mbi 43 milionë euro
-
Infrastrukturë19 hours ago
Nis ndërtimi i një rruge të rëndësishme në Skenderaj
-
Aktuale3 days ago
Rreth 300 biznese dhe dhjetëra agjentë doganor nënshkruajnë peticionin për vazhdim të licencës së Terminalit Doganor në Ferizaj
-
Aktuale19 hours ago
Kosova shqyrton me Poloninë mundësinë e hapjes së rrugës për importin e drithërave
-
Infrastrukturë2 days ago
Raporti i kredive me probleme për blerjen e pronave nga individët u rrit vitin e kaluar
-
Infrastrukturë11 hours ago
Tenderi 22 milionë i Ministrisë së Shëndetësisë favorizoi kompaninë që prezantoi punonjës që nuk i plotësojnë kriteret
-
Infrastrukturë3 days ago
Çifti e shndërron autobusin e shkollës në një shtëpi për të jetuar (VIDEO)
-
Auto3 days ago
Bizneset shprehin pakënaqësi me dinamikën e punimeve në zonën historike të Prizrenit