Aktuale
Ministri Gashi inspekton punimet në ndërtimin e stadiumit të Prizrenit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, qëndroi për një vizitë në qytetin e Prizrenit, me ç’rast inspektoi punimet të cilat janë duke u zhvilluar në stadiumin e qytetit “Përparim Thaçi” si dhe lokacionin ku do të ndërtohet stadiumin në Zhur.
Gashi tha se qëllimi i kësaj vizite nuk është vetëm inspektimi i punimeve në stadiumin e qytetit, por edhe të shihen nga afër nevojat dhe kërkesat e sportistëve të Komunës së Prizrenit si dhe gjetjen e mundësive për të realizuar edhe projektet tjera në fushën e sportit për Komunën e Prizrenit.
Përveç inspektimeve të punimeve në stadiumin e qytetit, ministri vizitoi edhe lokacionin ku do të ndërtohet stadiumi në Zhur, për të cilin MKRS-ja do marrë përsipër realizmin financiar të këtij projekti. Ky projekt do të realizohet sipas standardeve të kërkuara nga FFK-ja konform kategorisë së dytë të UEFA-së dhe FIFA-së.
Gjatë këtij takimi, ministri Gashi u shoqërua edhe nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramdan Muja, me ç’rast biseduan rreth bashkëpunimit ndërmjet MKRS-së dhe Komunës së Prizrenit.
Kryetari i Komunës së Prizrenit e falënderoi ministrin Gashi për vizitën e tij dhe për gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe investuar në krijimin dhe përmirësimin e kushteve në infrastrukturën sportive dhe për sportistët dhe të rinjtë e Komunës së Prizrenit.
-
Infrastrukturë6 hours ago
Bëhet hapi i parë për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren
-
Infrastrukturë13 hours ago
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit? E gjitha elektrike, trenat do mund të lëvizin me shpejtësi deri në 120 KMH
-
Infrastrukturë12 hours ago
Mbi 74 milionë euro do të investohen në Kramovik për Parkun Solar
-
Infrastrukturë13 hours ago
Një rolete e projektuar mirë përmirëson efikasitetin energjetik të një ndërtese
-
Infrastrukturë9 hours ago
Në maj hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës
-
Ambienti11 hours ago
Markat e njohura të modës “Zara” dhe “H&M” akuzohen për shpyllëzimin dhe grabitjen e tokava në Brazil
-
Aktuale9 hours ago
Hoteli ‘Four Seasons Istanbul’ votohet si më i miri në botë
-
Aktuale8 hours ago
Cyrihu planifikon që popullsia e tij të arrijë shifrën prej 2 milionë