Aktuale
Lekaj takohet me sheikët nga Arabia Saudite, bisedohet edhe për projektin Mitrovicë-Prishtinë
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, u takua me përfaqësuesit e Fondit për Zhvillim të Arabisë Saudite, në krye me z.Abdullah Al-Shoaibi, menaxher rajonal.
Gjatë këtij takimi u bisedua për projektin, i cili financohet nga ana e këtij fondi, për zgjerimin e rrugës nacionale N2 Prishtinë-Mitrovicë.
Ministri Lekaj gjatë takimit tha: “Ju falenderoj për përkrahjen e vazhdueshme dhe më vjen keq për stërzgjatjen e realizimit të këtij projekti, por ne ju premtojmë që pas përzgjedhjes së kompanisë që do të realizojë këtë projekt, nuk do të ketë më pengesa dhe ju premtojmë që do të kemi një partneritet të ngushtë bashkëpunimi në mes nesh.”
Ndësa z. Al-Shoaibi tha: “Sa u përket raporteve tona, ne do të kemi raporte të shkëlqyera si me ju, po ashtu edhe me të gjitha ministritë tjera,me të cilat do të kemi projekte të përbashkëta. Ne ju njoftojmë edhe se kërkesa juaj për t’u financuar edhe pesë kilometra të kësaj rruge është aprovuar. Gjithashtu, ne ju falënderojmë për bashkëpunimin e shkëlqyer që deri tash ka pasur Ministria juaj me ne lidhur me këtë projekt. Shpresojmë që edhe më tutje të vazhdojmë ta zhvillojmë këtë bashkëpunim edhe me shumë projekte tjera të përbashkëta.”
-
Infrastrukturë1 day ago
Komuna e Prishtinës tejkalon vlerën e parashikuar, jep tenderin për ndërtimin e një rrugë kompanisë me ofertën 100 mijë euro me të shtrenjtë
-
Infrastrukturë1 day ago
Marriott nënshkruan mega marrëveshje me NEOM për të ndërtuar në Trojena
-
Infrastrukturë1 day ago
“Aksident i rëndë pune” në kantierin e ndërtimit të tunelit Fehmarnbelt në Gjermani
-
Infrastrukturë1 day ago
Këto janë dhjetë qytetet më të mira për këmbësorët
-
Auto1 day ago
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
-
Auto1 day ago
Rënie dramatike e vlerës së veturave elektrike?!
-
Aktuale1 day ago
Industria e ndërtimit po bëhet gjithnjë e më e varur nga zgjidhjet e teknologjisë dixhitale
-
Infrastrukturë1 day ago
Vihet gurthemeli i Klinikave të Hemato-onkologjisë dhe Nefrologjisë