Aktuale
Ahmeti me zotime konkrete për Tophanen
Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti mbajti tubim në Tophane, ku i paraqiti zotimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për këtë lagje që do të realizohen gjatë mandatit të ardhshëm, transmeton Klan Kosova.
“Me sistemin e ri për mbledhjen e mbeturinave, i cili do të menaxhohet direkt nga Komuna, do të arrijmë që ta maksimizojmë efikasitetin e këtij shërbimi edhe në Tophane. Përmes “Prishtina Parking”, do të sigurojmë hapësira të mjaftueshme të parkingut në këtë pjesë të qytetit, si dhe do t’i vendosim shtyllat antipark për t’i liruar trotuaret. Sipas kërkesave që kanë ardhur nga vetë ju, do të vazhdojmë me ngritjen e sigurisë së përgjithshme në trafik, me vendosjen e policëve të shtrirë dhe shenjave adekuate në të gjitha pjesët e lagjes. Do të rregullohet vendkalimi për këmbësor tek hekurudha, si dhe do të zgjerohet trotuari tek shkolla “Meto Bajraktari”. Asnjë pjesë e Tophanes, nuk do të mbetet pa ndriçim publik”, tha ndër të tjera Ahmeti.
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës tejkalon vlerën e parashikuar, jep tenderin për ndërtimin e një rrugë kompanisë me ofertën 100 mijë euro me të shtrenjtë
-
Infrastrukturë2 days ago
“Aksident i rëndë pune” në kantierin e ndërtimit të tunelit Fehmarnbelt në Gjermani
-
Infrastrukturë2 days ago
Marriott nënshkruan mega marrëveshje me NEOM për të ndërtuar në Trojena
-
Aktuale1 day ago
Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro
-
Infrastrukturë2 days ago
Këto janë dhjetë qytetet më të mira për këmbësorët
-
Auto2 days ago
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
-
Aktuale2 days ago
Ligji i Punës të rikthehet në agjendën legjislative
-
Aktuale2 days ago
Industria e ndërtimit po bëhet gjithnjë e më e varur nga zgjidhjet e teknologjisë dixhitale