Aktuale
Përurohet liqeni akumulues në lumin Ibër
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj bashkë me Zëvëndës Kryeministrin e Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli do të marrin pjesë në Përurimin e Projektit “Rregullimi i Liqenit Akumulues në Lumin Ibër”.
Ky projekt është i realizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) dhe Komuna e Mitrovicës.
Ky projekt kap vlerën investive rreth 4.2 milionë euro dhe ka për qëllim përmirësimin e gjendjes mjedisore në komunën e Mitrovicës.
Lumi Ibër ofron mundësi shumë të mira, por tani me ndërtimin e liqenit akumulues rrjedhës dhe të plazheve, të pushimoreve e shëtitoreve, qytetarët mitrovicas, por edhe ata të komunave të rajonit të Mitrovicës e të Kosovës do të kenë kushte jashtëzakonisht të mira për të pushuar, për t’u freskuar gjatë ditëve të verës dhe për të bërë plazh, pa shpenzuar shumë buxhetin familjar.Hartuesit e projektit kanë siguruar se pushuesit kosovarë mund të shijojnë plazhet, pushimoret, shëtitoret, madje edhe restorantet e kafenetë, ndërkohë që do riaktualizohet edhe sporti i lundrimit, i cili dikur ishte një prej sporteve kryesore në qytetin buzë Ibrit.
-
Infrastrukturë3 days ago
Përparim Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet!
-
Infrastrukturë3 days ago
Industria e ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar optimiste për rritje
-
Infrastrukturë3 days ago
A mundet robotika në arkitekturë të përmirësojë dizajnin dhe ndërtimin e objekteve?
-
Infrastrukturë3 days ago
Nënshkruhet marrëveshje për energji më të pastër me MCA-Kosova
-
Aktuale3 days ago
BE do të jap 1 miliard euro ndihmë financiare për mbrojtjen sociale në Liban
-
Infrastrukturë3 days ago
Gjysmë milioni euro për infrastrukturën e Artanës
-
Infrastrukturë3 days ago
Webuild prezanton dizajnin e ri për rindërtimin e urës së shembur të Baltimores
-
Aktuale3 days ago
Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta