Ndërtim
Pacolli në Moskë kur akuzohej për ryshfet në ndërtimin e Pallatit të Operas dhe Kremlinit, doli i pafajshëm
Behxhet Pacolli, si biznesmen ishte ngritur në Rusi dhe Kazakistan, pasi atje kishte arritur që të ndërtojë edhe godinat më të larta qeveritare.
Në kohën sa Rusia udhëhiqej nga Boris Jelsini, kompania e tij “Mabetex” për ndërtimet në Pallatin e Operës së Moskës dhe Pallatin e Kremlinit, ishte hetuar nën akuza se “Mabetex” kishte paguar 66 milionë dollarë komisionit dhe oficerëve rusë, por që lidhur me këtë prokuroria zvicerane nuk kishte pasur prova dhe hetimet ishin ndërprerë.
Pas akuzave, Behgjet Pacolli si udhëheqës i kompanisë, në atë kohë kishte dalë në një konferencë për media në Moskë, ku kishte mohuar akuzat.
“Puna jonë është të nënshkruajmë sa më shumë kontrata që të jetë e mundur dhe të punojmë, kjo është ajo që na intereson”, kishte thënë Pacolli në gjuhën ruse para mediave në Moskë, përcjell Magazina.al.
Më vonë kompania “Mabetex” ishte shpallur e pafajshme, pasi për akuzat për ryshfet nga Presidenti Jelsin, nuk ishin vertetuar asnjëherë.
Disa vite më vonë, Pacolli u kthye në Kosovë, duke u bërë pjesë e politikës, ndërsa sot ai udhëheq me Ministrinë e Jashtme të Kosovës dhe partinë Aleanca Kosova e Re.
-
Infrastrukturë3 days ago
Kryeministri i Tajlandës premton ndërtimin e objektit më të lartë në botë
-
Infrastrukturë3 days ago
Abdixhiku: Do të ndërtojmë termocentral me gaz gjysmë miliardësh
-
Aktuale3 days ago
Prokuroria Speciale e fton në intervistim zv. ministrin e Infrastrukturës Hysen Durmishin
-
Infrastrukturë3 days ago
Kryeministri Kurti ua dorëzon çelësat e banesave 56 familjeve në Graçanicë
-
Aktuale3 days ago
AVONET: Prokurori i rastit të dërgohet në procedurë disiplinore
-
Infrastrukturë3 days ago
Mali i Zi paditet nga Florin Krasniq për ndalimin e ndërtimit të dy hidrocentraleve të vogla në në Plavë
-
Infrastrukturë3 days ago
Polonia do të ndërtojë termocentralin e parë bërthamor në vitin 2026
-
Infrastrukturë3 days ago
Velipoja me gërmadha, rrënimi i objekteve prishin imazhin në prag të sezonit veor