Arkitekturë
Vila perfekte në një fshat në Spanjë
Vila “Slow” është një pushimore me qira në Parkun Natyror të “Valles Pasiegos”, në veri të Spanjës në një terren më të madh se dy hektarë të peisazhit natyror. Tipologjia e re e shtëpisë bazohet në një ndërtim tradicional të zonës së quajtur “cabaña pasiega” , por me një spikatje bashkëkohore. Vendndodhja strategjike e ndërtimit në majë të një kodre të vogël, jep pamje mbresëlënëse drejt luginës dhe malit.
Skema e shtëpisë është e thjeshtë. Dy dritare të mëdha panoramike në dhomën e ndenjes krijojnë një skenografi të bukur të maleve, reve dhe pemëve. Shtëpia ka dy dhoma gjumi, të dyja me banjën e tyre dhe dritare me pamje të peisazhit mahnitës.
Vila “Slow” është projektuar dhe ndërtuar me kujdes të thellë për detaje. Kjo vilë ka një pompë ngrohjeje, ngrohje nën dysheme dhe izolim dhe dritare me cilësi të lartë. Të gjitha materialet e përdorura për ta ndërtuar vilën janë të ripërdorura nga gurët e vjetër që vijnë nga zona Cantabria.
Arkitektura e Laura Alvarez përpiqet të gjejë zgjidhje të balancuara në materializim. Në këtë projekt, elementet e drurit japin një ndjenjë të ngrohtë, ndërsa e bardha ndjenjën e diçkaje të pastër. Një kombinim i mobiljeve klasike dhe elementeve minimaliste krijojnë një hapësirë shumë të qetë nga e cila mund të shijoni mjedisin e jashtëzakonshëm natyror.
Arkitekturë
Çfarë fshihet nën strukturat komplekse sipas arkitektit japonez Sou Fujimoto
Arkitekturë
Arkitektura përmes syve të francezes Odile Decq
Arkitekturë
Le Corbusier: Forma, funksioni dhe modernizmi në arkitekturë
-
Infrastrukturë1 day ago
Komuna e Prishtinës tejkalon vlerën e parashikuar, jep tenderin për ndërtimin e një rrugë kompanisë me ofertën 100 mijë euro me të shtrenjtë
-
Infrastrukturë1 day ago
Marriott nënshkruan mega marrëveshje me NEOM për të ndërtuar në Trojena
-
Infrastrukturë1 day ago
“Aksident i rëndë pune” në kantierin e ndërtimit të tunelit Fehmarnbelt në Gjermani
-
Infrastrukturë1 day ago
Këto janë dhjetë qytetet më të mira për këmbësorët
-
Auto1 day ago
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
-
Aktuale1 day ago
Ligji i Punës të rikthehet në agjendën legjislative
-
Infrastrukturë1 day ago
Vihet gurthemeli i Klinikave të Hemato-onkologjisë dhe Nefrologjisë
-
Aktuale1 day ago
Industria e ndërtimit po bëhet gjithnjë e më e varur nga zgjidhjet e teknologjisë dixhitale