Connect with us

Infrastrukturë

Veliaj premton urbanizimin e gjithë Tiranës

Published

on

Brenda 6 muajve, Bashkia e Tiranës përfundoi ndërtimin e tre rrugëve të reja në zonën e Shkozës, Rr. “Disha”, Rr. “Thoma Nasi” dhe Rr. “Fransua Pukvil”, të cilat lidhin Njësinë 3 me Njësinë 1, duke ofruar një rrjet tërësisht të ri kanalizimesh dhe standarde më të mira për banorët.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe deputetja e PS, Elona Gjebrea, inspektuan punimet dhe vlerësuan realizimin e këtij projekti për urbanizimin e një prej zonave më informale të kryeqytetit, që i vjen në ndihmë mijëra familjeve të ardhura kryesisht pas viteve ’90.

“Ka qenë një prej projekteve më të vështira, për shkak të relievit, çështjeve të legalizimit, hipotekimit, me probleme pronash. Por, më vjen mirë që bashkë me Elonën, me anëtarët e Këshillit, me gjithë kolegët, administratorë të Njësisë 1 dhe 3, bëmë të mundur zhbllokimin e një projekti i cili ka sjellë jetë për zonën”, deklaroi Veliaj.

Krahas ndërtimit të rrjetit të kanalizimeve të ujërave të bardha e të zeza, në të dy anët e rrugës janë ndërtuar mure dekorativë, si dhe është vendosur sistemi i ndriçimit. Kreu i bashkisë theksoi se punimet e realizuara do të rrisin vlerën e pronës së banorëve.

“Jemi munduar të japim një zgjidhje e cila i ul muret e avllive. Më vjen mirë që jo vetëm shtëpitë kanë dalë në dritë, jo vetëm rrugicat e rrugët kanë dalë në dritë, jo vetëm është shkurtuar rruga për të shkuar nga Shkoza në Porcelan, që më parë duhej të zbrisje poshtë në Rr. “Ali Demi”, por mbi të gjitha është rritur vlera e pronës. Një shtëpi që ka duk, më rrugë të shtruara, që ka ndriçim natën, me kanalizime, që nuk përmbytet, është një shtëpi që vlen më shumë nesër, kur vendos ta shesësh, të investosh apo ta vendosësh si hipotekë në bankë”, u shpreh ai.

Kryebashkiaku Veliaj premtoi se edhe për dy vitet e ardhshme të mandatit, bashkia do të vijojë me të njëjtin ritëm, ku një vëmendje e shtuar do t’i kushtohet zonave në periferi të qytetit. “Do të ecim me këtë ritëm edhe në Njësinë 1, edhe në Njësinë 3. Siç e dini, dy vitet e para fokusi ishte te zonat qendrore të Tiranës dhe dy vitet e tjera në zonat kryesisht periferike dhe rurale, për t’u siguruar që Tirana, edhe brenda një mandati, të ecë me të njëjtën shpejtësi, si në qendër, ashtu edhe në zonat e veta më ekstreme. Po të vazhdojmë me këtë ritëm, nga 50 blloqe çdo vit, në kohë rekord do kemi gjithë Tiranën të urbanizuar”, nënvizoi ai.

Deputetja e PS, Elona Gjebrea falenderoi kryebashkiakun Veliaj për mbështetjen që i dha projektit që zgjidh problematikat e mbartura ndër vite, si pasojë e mosvënies dorë. “Kjo është një zonë e cila ka qenë zonë informale, e parregulluar, me shumë vështirësi për banorët për të kryer nevojat e tyre të përditshme, përfshirë edhe aksesin në shkolla e çerdhe. Ashtu sikurse kryetari i Bashkisë premtoi, e bëmë realitet këtë dhe dëshiroj ta falenderoj kryetarin edhe në emër të banorëve për gjithë mbështetjen që dha për të bërë realitet këtë zonë të transformuar tërësisht”, u shpreh Gjebrea.

Infrastrukturë

Bizneset shprehin pakënaqësi me dinamikën e punimeve në zonën historike të Prizrenit

Published

on

Dinamika e punimeve të deritanishme në rivitalizimin e hapësirave publike në zonën e parë historike të Prizrenit përkatësisht sheshin Shadërvan nuk është në nivelin e kënaqshëm, bazuar në rezultatet fillestare të një mini-ankete të realizuar me përfaqësuesit e 33 bizneseve në “Shadërvan” dhe në rrugën “Shaip Spahiu”. Edhe transparenca lidhur me ecurinë e këtyre punimeve është e pamjaftueshme për bizneset e anketuara, teksa aktualisht përballen me efekte negative në veprimtarinë e tyre.

Prej 33 respondentëve, 17 prej atyre kanë bërë të ditur se janë pjesërisht të informuar lidhur me punimet në këtë zonë, derisa 16 të tjerë kanë theksuar se nuk janë të informuar fare.

Bazuar në vëzhgimin e 28 të anketuarve (85%) punimet po realizohen me ndërprerje të pjesërishme, derisa 5 të tjerë (15%) konsiderojnë se puna është ndërprerë në tërësi.

Si sfida më të mëdha të bizneseve janë veçuar pengesat në qarkullim drejt hyrjes së biznesit (94%), menaxhimi jo i duhur i punimeve (85%), ndotja akustike (55%), etj.

Punimet e deritanishme në këtë zonë kanë pasur efekt negativ për operimin e 97% të bizneseve, ndërkohë që 70% të tyre nuk kanë informata se sa do të zgjasin punimet në këtë projekt kapital.

Rekomandimi kryesor i bizneseve për autoritetet e pushtetit lokal është që punimet në këtë zonë të kryhen para sezonit veror, të ketë koordinim më të madh mes punëkryesve, sikurse edhe mbikëqyrje më të madhe nga organet komunale.

Anketat me komunitetin e biznesit në këtë zonë do të vijojnë dhe rezultatet e plota të hulumtimit do të publikohen në javët në vijim./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Yamaha dhe Toyota bëhen bashkë për prodhimin e një motor V8 që punon me hidrogjen

Published

on

A do të jenë në gjendje motorët me djegie të brendshme me hidrogjen të sfidojnë veturat elektrike?

Yamaha dhe Toyota po zhvillojnë një V8 me 455 kuaj fuqi që funksionon vetëm me hidrogjen. Disa kompani dhe prodhues makinash po punojnë në zhvillimin e zgjidhjeve alternative për motorët tradicionalë me djegie të brendshme.

Toyota, Subaru, Mazda dhe Yamaha kanë bashkuar forcat në një projekt kërkimor për të zhvilluar një motor që ka karakterin e një motori me djegie të brendshme, i cili punon me hidrogjen dhe lëshon kryesisht vetëm avuj uji.

Kjo është arsyeja pse Toyota vendosi të porosisë një motor të ri V8 nga Yamaha, i cili bazohet në teknologjinë tradicionale të djegies, por që është ridizajnuar për hidrogjen. Motori V8 zakonisht gjendet në Lexus LFZ. Versioni i Yamaha me hidrogjen i V8 2UR-GSE me pesë litra prodhon 455 kuaj/fuqi në 6800 rpm, që është vetëm pak më pak se versioni me benzinë që prodhon 472 kf.

Dizajni i motorit me hidrogjen V8 nuk ndryshon shumë nga versioni me benzinë i motorit. Sigurisht, ky është një motor / demonstrues, për disa zgjidhje serioze, duhet të zgjidhen probleme serioze si rezervuarët mjaftueshëm të mëdhenj të hidrogjenit në automjete.

Janë bërë rregullime në sistemin e injektimit, kokën e cilindrit dhe sistemin e shkarkimit. Ndryshimi më i madh është në këtë të fundit. Yamaha tregoi gjithashtu motorin 5.6 litra V8 (450 kf) në versionin me varkë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Çifti e shndërron autobusin e shkollës në një shtëpi për të jetuar (VIDEO)

Published

on

Së fundmi, kanali Mobile Dwellings në YouTube ka publikuar një video ku shfaqet një autobus shkollor i shndërruar në një shtëpi.

E ndërtuar nga Megan dhe Landon, ai nuk është thjesht autobus me shtrat.

Çatia e tij është prerë duke i dhënë automjetit mjaft hapësirë për të qenë një shtëpi për një familje, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se procesi i shndërrimit të tij ka zgjatur një vit për të përfunduar.

Gjithashtu, dyshja e kanë zëvendësuar derën e palosshme të autobusit me një derë të shtëpisë.

Siç shihet në video, pjesë e autobusit është edhe një kuzhinë dhe banjo.

Me sa duket, çifti po e shijon jetën në rrugë, nga e cila shpesh ndajnë momente në rrjete sociale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending