Arkitekturë
Krijimi i tendave që bëri revolucion [video]
Christian Weber, një “veteran” i festivalit Burning Man, ka mësuar disa truqe përgjatë pritjeve të gjata në festival. Strehimi nga erërat e ashpra, nxehtësia, pluhuri dhe netët e ftohta janë atributet e një përvojës së kampit.
Duke u frymëzuar nga tendat e ndryshme që ngrihen në kampe të Burning Man, Weber ka krijuar një koncept për tenda i cili është i lehtë për t’u ndërtuar dhe i transportueshëm. Ai krijoi një faqe në internet të titulluar Shiftpod ku do të bënte shitjen e tendave, ato kishin një çmim prej 1,300 dollarësh.
Në vitin 2015 Weber u kthye nga Burning Man për të parë zjarret shkatërruese në Kaliforninë Veriore, të cilët shkatërruan më shumë se 2 mijë ndërtesa dhe lanë të vdekur katër njerëz. Përgjigjja e tij e menjëhershme ishte që të kthehej tek festivali Burning Man për të marrë 20 tenda Shiftpod për t’i ardhur në ndihmë atyre që kishin nevojë.
Christian Weber nisi Advanced Shelter Systems Inc. (ASSI) në dhjetor të vitit 2015. Që nga hapja e saj, ajo ka dhuruar një Shiftpod falas pas çdo shitje të 20-të. Frymëzuar nga nevoja më e madhe, ASSI ka dizajnuar tendat “Responsepod” dhe “Shelterpod”. “Qëllimi ynë është që të krijojmë kuti për individët që t’i marrin me vete që të kenë një strehë, filtrim të ujit dhe gjithçka që ju nevojitet për një familje prej katër vetësh për të mbijetuar për 30 ditë”, thotë Weber.
Arkitekturë
Çfarë fshihet nën strukturat komplekse sipas arkitektit japonez Sou Fujimoto
Arkitekturë
Arkitektura përmes syve të francezes Odile Decq
Arkitekturë
Le Corbusier: Forma, funksioni dhe modernizmi në arkitekturë
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës tejkalon vlerën e parashikuar, jep tenderin për ndërtimin e një rrugë kompanisë me ofertën 100 mijë euro me të shtrenjtë
-
Infrastrukturë2 days ago
Marriott nënshkruan mega marrëveshje me NEOM për të ndërtuar në Trojena
-
Infrastrukturë2 days ago
“Aksident i rëndë pune” në kantierin e ndërtimit të tunelit Fehmarnbelt në Gjermani
-
Infrastrukturë2 days ago
Këto janë dhjetë qytetet më të mira për këmbësorët
-
Auto1 day ago
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
-
Aktuale2 days ago
Ligji i Punës të rikthehet në agjendën legjislative
-
Aktuale2 days ago
Industria e ndërtimit po bëhet gjithnjë e më e varur nga zgjidhjet e teknologjisë dixhitale
-
Infrastrukturë2 days ago
Vihet gurthemeli i Klinikave të Hemato-onkologjisë dhe Nefrologjisë