Aktuale
Nuk ndahen mjete të mjaftueshme për ndërtimin e plotë të Qendrës Protokollare në Blinajë
Një sipërfaqe prej 5 hektarë tokë, që gjendet jo shumë larg Prishtinës dhe shumë afër Aeroportit, janë ndarë për ta akomoduar Qendrën Protokollare të Kosovës, dhe dy vila të tipit rezidencial që do të ndërtohen aty.
Këto bukuri natyrore do t’i shijojnë mysafirët e Qendrës Protokollare të Kosovës, ata do të akomodohen në këtë objekt të qendrës dhe dy vila të tipit rezidencial.
Vila shtrihet diku rreth 25 kilometra prej Aeroportit, diku rreth 15 kilometra prej rrugës kryesore, magjistrales Prishtinë-Pejë. Shtrihet në sipërfaqe 5 hektarë, që përfshinë një zonë të mbrojtur të Blinajes”, tha ai.
Ky objekt si projekt është ideuar në vitin 2010, por tek tash janë ndarë mjetet për fillimin e realizimit të tij. Për tri vitet e ardhshme është planifikuar
Të ndahen 5 milionë nga buxheti për të ndërtuar qendrën por jo edhe dy vilat rezidencial. Ndërtimi i tyre do të varet nga buxheti, raporton klankosova.
I gjithë projekti do të kushtoj 13 milionë euro.
Për këto plane të shtetit nuk janë në dijeni zyrtarët e parkut të vend gjuetisë me rëndësi të veçantë në Lipjan, “Blinaja”.
“Çdo investim, i çfarëdo natyre qoftë, në afërsi apo edhe brenda vetë gjuetisë Blinajës do të ketë efekte pozitive edhe në zhvillim e mëtutjeshëm”, thotë ai.
Edhe në Ministrinë e Administratës Publike thonë se janë kujdesur që të mos ta dëmtojnë parkun.
Agjencia Pyjore në tri vitet e fundit këtu ka investuar në dy objekte të ish qendrës protokollare por që tani janë ridistinuar si qendra trajnimesh për nevoja të Ministrive e qeverisë e ka rregulluar 30 kilometra rrugë pyjore. Ky vend për gjueti me rëndësi të veçantë u themelua ne 2009 dhe ka 2795 hektarë tokë. Këtu kultivohen, ruhen dhe mbrohen kafshët e egra të mëdha të rrezikuara nga zhdukja në Kosovë. Përgjegjësitë e ministrisë thonë se nuk do ta ketë fatin e objektit të nisur për këtë destinim në Gërmi në 2005-ën nga ish-kryekuvendari Nexhat Daci.
Objekt ky i cili me vendim të kryeparlamentarit Kadri Veseli është ridestinuar dhe është premtuar të themelohet një qendër e Teknologjisë Informative dhe Inovacionit.