Aktuale
Kosova theu rekordin e MCC-së për kryerje të procedurave dhe fitoi 49 milionë dollarë
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/11/Capture-5.jpg)
Amerika i ka dhënë Kosovës 50 milionë dollarë përmes Agjencisë Shtetërore, Koorporata e Sfidave të Mijëvjeçarit.
MMC jep miliarda dollarë që i shpërndanë për disa shtete, për të cilat çdo vit krijon një listë të notave apo indikatorëve.
E, për t’i marrë këto 50 milionë dollarë Kosova ka arritur që të ketë progres në 13 prej 20 indikatorëve të listuar.
Përparimet e Kosovës në këtë drejtim i ka treguar koodinatori nacional për menaxhimin e këtij fondi për Kosovë, Petrit Selimi në një intervistë për Ndërtimi.info.
Ai, ka theksuar se Kosova ka thyer rekord në përfundimin e projekte vetëm për pak më shumë se një vjet në krahasim me shtet e tjera që u janë dashur deri në tre vjet.
“Ka pasur pak skepticizëm sepse shumë shteteve u ka marrë kohë 2 deri në 3 vjet për përfundim të projekteve, e dimë edhe nga BE-ja, nga Komisioni Evropian që projektet e tilla, draftimi i merr nja 2 vjet, projektet e mëdha shumë milionëshe. Ne arritëm që në këtë verë të na aprovohen projekte nga Bordi MCC-së dhe në shtator e kemi nënshkruar marrëveshjen dhe është përpilimi më i shpejt i projekteve në historinë e MCC-së, pra asnjë shtet deri më tani nuk ka arritur që për pak më shumë se ta përfundojë krejt procesin prej pikës së parë kur themelohet ekipi e deri në ditën kur ndahen paret për investim. Neve na u është dukur gjatë sepse megjithatë 1 vjet është dashur me punua intensivisht, një ekip i kombinuar prej 15 ekspertëve amerikane dhe diku rreth 8 vetave në ekipin ti, por në fund doli mirë” ka thënë Selimi.
Selimi ka nënvizuar se mjetet prej 50 milionë dollarësh që arriti të fitojë Kosova është shuma e dytë më e madhe në programin e quajtur Threshold, derisa ka treguar se marrëveshja e arritur ishte nënshkruar në një ceremoni të veçantë.
“Programi i pragut në fund mori afër 50 milionë dollarë, është shuma e dytë më e madhe na historinë e MCC-së sa i përket programeve të programit Threshold, vetëm Indonezian i ka marrë më shumë, më duket 52 milionë. Jemi të gëzuar për shpejtësi edhe për shumën optimale, por edhe për përkrahjen e madhe amerikane që u dëshmua edhe një herë. Është hera e parë që u morëm vesh që nënshkrimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe SHBA-së për mjetet e MCC-së të ndodh në Kongres. Erdhën liderët republikanë dhe liderët demokrat të Komisionit për punë të Jashtme të Kongresit, kishte shumë mysafirë të nivelit të lartë. MCC u befasua pak se është shtet federal dhe ju shtet i vogël me vëmendjen e madhe në Kongres”, ka shtuar ai.
Për arritjen deri në këtë pikë indikatorët në të cilët që Kosova ka shënuar progres janë matur nga institucione të pavarura ndërkombëtare si OBSH-ja, UNESCO, UNICEF, Banka Botërore apo janë edhe organizata me renome si Freedom House.
Ato ishin bazuar na matje, sondazhe, në metodologji kualitative dhe kuantitative.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)