Aktuale
KAWA Group dhe Let’s Do It Kosova pastrojnë Suharekën [video]
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/11/23516302_10209909263597840_1999587368_o.jpg)
Një hapësirë e konsiderueshme përball Stacionit të Autobusëve në Suharekë, sot ka marrë pamje tjetër. Nga një hapësirë me plot mbeturina, ajo u shndërrua në një ambient të pastër. E gjitha kjo si organizim i organizatës “Let’s Do It Kosova” dhe kompanisë KAWA Group.
Drejtori ekzekutiv i kompanisë KAWA Group, Valon Vataj tha se ky aktivitet sa është i dobishëm për ambientin dhe komunitetit, aq edhe për ngritje të vetëdijës së qytetarëve për pastrim, raporton Ndertimi.info.
“Ne do të jemi mbështetës tradicional i kësaj organizate duke pasë parasysh që qëllimi është shumë i mirë dhe qëllimi është që të ngritet vetëdija qytetare karshi ambientit”, tha Vataj.
Në aktivitet mori pjesë edhe ministrja për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, Albena Reshitaj. Ajo u ndjeh veçanërisht mirë, ngaqë Suhareka është edhe vendlindja e saj.
“Më vjen shumë mirë, jam shumë e lumtur që jam sot këtu edhe që po bëjmë pastrimin e qytetit. Theranda është një qytet shumë i bukur dhe e meriton të duket pastër”, tha Reshitaj.
Sipas ministres ky nuk është aktiviteti fundit, pasi do të kenë aksione të tilla në shumë vende të Kosovës.
Ndërsa, përfaqësuesi i organizatës “Let’s Do It Kosova”, Besnik Shabiu tha se vetëm bashkimi i shoqërisë dhe akterëve komunalë bëjnë që të ketë një ambient të pastër.
“Ky aksion ka për qëllim ngritjen e vetëdijës qytetare dhe thirrjen për sensibilizim të qytetarëve për mos-hudhjen e mbeturinave vend e pa vend”, shtoi Shabiu.
Pjesë e këtij aktiviteti ishin edhe dy kandidatët për kryetar të Suharekës, Bali Muharremaj dhe Sali Asllanaj. Pas këtij lokacioni në qytet, u pastrua edhe një lokacion tjetër në Qafë të Duhlës./ndertimi.info.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)