Aktuale
“Loriano” Restaurant – arkitekturë, shije, ambient, ekselencë
Sonte Prishtinës pritet t’i shtohet një top restorantet me plot elegancë e stil. Loriano Restaurant, i ndodhur në Rrugën B, një nga zonat që kohëve të fundit është shndërruar në vendin e kafe bar – restoranteve, vjen me një koncept dhe ofertë që do të vulosë standardin e restoranteve në kryeqytet.
I punuar me përkushtim të madh, Loriano Restaurant do të ofroj specialitet e kuzhinës italiane, por siç edhe potencojnë shefat e kuzhinës, gatimet tradicionale do të jenë gjithmonë pjesë e menysë – të rezervuara edhe për stafin ndërkombëtar që çdo ditë e më shumë po familjarizohet me këtë zonë.
Duke folur për kuzhinën Masterchef-ët e Loriano Restaurant garantojnë shijen italiane për çka Beka (shefi i kuzhinës) ka një përvojë të madhe duke punuar në top restorantet Italiane në NY, por edhe vende të tjera.
Duke qenë se hapja e restorantit bëhet sonte në orën 20:00, arkitekti Ilir Shehu, që tashmë ka konceptuar dhe realizuar një numër të madh të kafe – bareve në Prishtinë është duke shikuar nga afër edhe detajet e fundit. Ndërsa nxjerr në pah përparësitë që do t’i ketë Loriano Restaurant, kuzhinën – prej nga edhe vjen shija e vërtetë; Enterieri i përzgjedhur sipas standardeve të top restoranteve dhe harmoninë që sjellin ngjyrat në ambientet e Restaurantit ekskluziv – Loriano.
Shehu shton se janë 3 hapësira të integruara në një vend, që varësisht nga kërkesat mund të operojnë edhe si të ndara.
Hapja do të jetë një moment i shënuar edhe për pronaret e Loriano Restaurant, vëllezërit Kabashi. Kjo që do të përurojmë sonte mund ta quajmë një mision të kompletuar. Ne vijmë nga ndërtimet e komplekseve të mëdha banesore, mirëpo Loriano nuk mund të mos hyjë në këtë kategori. Nuk është kursyer në asnjë vijë të restorantit dhe besojmë që gurmanëve, afaristëve, ndërmarrësve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës do t’ju dhurohet një vend meritor, thotë Bali Kabashi që është bashkëpronar në Cima Construction.
Në anën tjetër, me një dinamikë të madhe, Arsimi bashkëpronar në Cima Construction, që të gjithë e njohin si Cima, thotë se tash e 3-4 javë shumë pak është marr me ndërtime të larta. Cima, duke qeshur thotë se sikur ta dija që Restoranti do të kishte kaq shumë punë, ndoshta edhe do ta shqyrtonte ofertën e hapjes së Loriano Restaurant.
Nën këtë atmosferë sonte pritet të hapet në orën 20:00 në rrugën B, Loriano Restaurant me muzikë, mysafir të zgjedhur, të ftuar special dhe me ushqimet më të mira që do të mbajnë vulën e një restoranti ekskluziv në kryeqytet. Ju mirëpresim
*Artikull i sponzorizuar
You must be logged in to post a comment Login