Featured
Palestra e Shtimes, që 7 vite peng i mosmarrëveshjeve
Menaxhimi jo i duhur dhe trajtimi i kontratave të tenderëve del të jetë shkaktar i për punët e paqëndrueshme në ndërtim.
Lidhur me këtë KDI ka bërë dhe një hulumtim ku në mesin e projekteve del të jetë edhe Palestra e Sporteve në Shtime, shkruan Ndërtimi.info
Hulumtimi i quajtur “Investimet e arnuara” ka nxjerrë parregullsitë që janë bërë në këtë projekt. Ky punimet e këtij projekti kanë mbetur në gjysmë tash e 5 vite, shkak i mosmarrëveshjeve mes Autoritetit Kontraktues, në këtë rast Komuna e Shtimes dhe Operatori Ekonomik.
Projekti për ndërtimin e Palestrës Sportive në Shtime kishte filluar në vitin 2010, që kishte financuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), dhe vlera e tij ishte 1, 864,699.70 euro.
Për mos përfundim të punëve po ka arsyetime.
Sipas Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Komunës së Shtimes, objekti ka mbetur i papërfunduar për arsye se kompania ndërtuese e ka akuzuar Ministrinë përkatëse për mos pagesën e mjeteve për punë shtesë.
Komuna e Shtimes vazhdimisht ka bërë përpjekje që ky objekt të funksionalizohet por nuk ka gjetur përkrahjen nga MKRS. Në fillim të vitit 2017, MKRS më në fund është pajtuar të përfundojnë objektin dhe të funksionalizoj palestrën përmes dhënies së një kontrate të re, për të cilën kontratë procedurat e prokurimit i ka udhëhequr vetë komuna, ndërsa financimi është bërë nga MKRS.
Në mungesë të sigurimit, popullimit apo mbikëqyrjes së objektit, punimet e kryera paraprakisht ishin dëmtuar në masë, sidomos meqë ishte vjedhur material ndërtimorë, si dhe ishin demoluar disa pjesë të objektit, të cilat duhet të riparohen në mënyrë që të funksionalizohet ky objekt, thuhet në raportin e hulumtimit të publikuar nga KDI.
Gjatë vizitës së palestrës, është vërejtur punë kryesi duke e rregulluar ambientin e jashtëm me kubëza betoni, disa nga dritaret kanë qenë të thyera, brenda objektit është vërejtur demolimi i dyshemesë, si dhe mungonin të gjitha kabllot elektrike, dhe gypat e ujit, ku sipas sigurimit, tashmë i kontraktuar nga komuna e Shtimes, ato kishin ekzistuar por ishin vjedhur.
Në raport të KDI-së thuhet edhe në këtë rast janë vërejtur se gjithë kjo ka ardhur si rezultat i dobët i menaxhimit të kontratës publike, për paqartësi rreth ankes kontratës për punët shtesë, e cila nëse do të ishte kontraktuar me kohë do t’i kushtonte buxhetit 186,470 € apo 10% i vlerës së kontratës, qytetarët e Kosovës do të paguajnë 400,000 € shtesë për këtë projekt.
Përveç implikimeve financiare, mungesa e palestrës ka vështirësuar mbarëvajtjen e aktiviteteve sportive në këtë komunë. Klubet e hendbollit të femrave “Vjosa”, që nga riaktivizimi i këtij ekipi, stërvitjet po zhvillojnë në shkollat të cilat posedojnë salla sportive dhe në ambiente të hapura. Sportistet e këtij klubi ndonjëherë udhëtojnë deri te palestra e sporteve në Ferizaj. Klubi futbollistik i Shtimes po ashtu zhvillon stërvitjet në ambientet e hapura, ndërsa në mungesë të palestrës kjo komunë asnjëherë nuk ka mundur ta aktivizojë klubin e basketbollit për arsye se për këtë sport nevojitet salla me tavane të larta.