Connect with us

Featured

Ndërtimi “shkel e shko” i Parkut të Biznesit që i sjelli telashe banorëve të Koreticës së Epërme

Published

on

Histori tjetër e tejzgjatur e një projekti infrastrukturor, del të jetë edhe ndërtimi i Parkut të Biznesit në Drenas, kështu është vërtetuar nga hulumtimi i KDI-së, shkruan Ndërtimi.info

Ky investim i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) nuk doli ashtu siç e pritnin banorët e kësaj ane dhe individët potencial për tu punësuar, meqë qëllimi i këtij projekti ishte rregullimi i infrastrukturës për investitorë të huaj dhe vendorë.

Problemi më i madh me të cilin po përballen banorët e kësaj zone nga ndërtimi i këtij parku, është mos përfundimi i rrjetit të kanalizimit i cili ka shkaktuar dëme anësore, e me një theks të ve anë në furnizimin me ujë.

Funksionimi i këtij parku tri vitet e fundit ka filluar t’u shkaktojë problemet e para banorëve të fshatit Koreticë e Epërme të cilët gjenden afërsisht 2 kilometra larg nga ky park.

E lumi “Kroi i Mbretit” që kalon përreth shtëpive të banorëve nga i cili ata furnizoheshin me ujë të përdorshëm. Filloi të ndotej nga ujërat e zeza të cilat derdhen në lum. Gjithë kjo për faktin se gypat e rrjetit të kanalizimit nuk ishin vendosur në tërësi deri te rrjeti kryesor. Në kohët e mëhershme banorët e fshatit Koreticë e Epërme ishin furnizuar me ujë nga pueset e hapura në mungesë të ujësjellësit, por që ato pune tashmë janë të papërdorshme për shkak të ujit të kontaminuar.

Kurse në dhjetor të vitit 2015, MTI kishte kërkuar të testohet uji nga burimi natyral, dhe nga analizat që i kishte bërë Kompania e Ujësjellësit Rajonal Prishtina. Sipas mostrave të ekzaminuara dhe bazuar në standardet për ujërat sipërfaqësore, ishte konstatuar se kimikisht këta ujëra janë ujëra të pijshëm, pra të kategorisë II që mund të shfrytëzoheshin vetëm për nevoja teknike, si ujitje e larje të rrugëve.

Në këtë lumë sipas banorëve atje nuk po derdhen vetëm ujërat e zeza por edhe mbetjet industriale nga prodhimet e produkteve të bizneseve si plastika dhe mbeturina të tjera me përmbajtje kimike.

Që nga fillimi i ndërtimit të këtij parku vetëm për ndërtimin, trajtimin dhe mirëmbajtjen e impiantit për ujëra të zeza janë lidhur katër kontrata përgjatë periudhës 6 vjeçare por ende nuk është bërë sanimi i të gjitha problemeve.

Kontrata e parë për ndërtimin e impiantit për pastrimin e ujërave të zeza është kontraktuar në tetor të vitit 2009 në vlerë prej 902 mijë e 779 euro, e cila është shkëputur për arsye të kontesteve pronësore që ka qenë përgjithësi e komunës së Drenasit.

Para se fillojë implementimi i kontratës MTI i ka paguar kompanisë 90.277.98 euro në emër të avancit apo 10 për qind të shumës së kontratës për fillimin e punëve.

Kompania ka filluar punimet në terren në maj të vitit 2010 dhe deri në shkëputje të kontratës sipas raportit përfundimtar nga menaxheri i projektit kjo kompani ka shpenzuar 23,792.81 € përderisa pjesa e mbetur e avancit prej 66,485.17 € është dashur.

Nga ana tjetër, MTI ka kërkuar nga banka që shuma në vlerë prej 135,417.00 €, sa ka qenë garancioni bankar për sigurimin e punëve, t’i konfiskohet kompanisë, por banka nuk i është përgjigjur kësaj kërkese.

MTI ka bërë ankesë edhe në Bankën Qendrore të Kosovës për bankën komerciale e cila nuk iu është përgjigjur kërkesës për ekzekutimin e garancisë së avancit, por e njëjta është përgjigjur se “nuk mund të lëshohet në shqyrtimin e rasteve, për të cilat zhvillohen apo janë zhvilluar procedura gjyqësore”33 Për shkak të gjitha problemeve me planifikim dhe menaxhim të këtij investimi, arnimet e punëve i kanë kushtuar buxhetit të Kosovës 66,485.17 €, të cilat ishin paguar si avanc për punët që nuk ishin realizuar!

Kontrata e dytë për ndërtimin e kanalizimit të impiantit për pastrimin e ujërave të zeza u kontraktua në qershor të vitit 2010 në vlerë prej 284,814.94 €34 , edhe pse problemi i kontestit pronësor nuk ishte zgjidhur dhe MTI ishte në dijeni se mund të ballafaqohet me problemet e njëjta ata ishin të detyruar të bënin një zgjidhje emergjente për ta rregulluar përkohësisht problemin e rrjetit të kanalizimit dhe ndërtimin e një impianti për trajtimin e ujërave të zeza.

Edhe pse projekti ka filluar para 7 viteve, ai ende nuk ka përfunduar! Janë kryer vetëm 80% të punëve të cilat janë paguar në vlerë prej 233,475.77 €, pjesa tjetër e kontratës është pezulluar përkohësisht për shkak problemit të vjetër të kontestit pronësorë. Menaxheri i projektit të kësaj kontrate, ka shpjeguar për KDI-në se sipas kontratës gjatësia e rrjetit të kanalizimit për Parkun e Biznesit në Drenas kap një sipërfaqe prej 3.500 m2 .

Sipas projektit një pjesë e tubave të kanalizimit duhej të kalonin nëpër një prone private, por që pronari i pronës nuk e kishte lejuar një gjë të tillë. Në bazë të standardeve, rrjeti i kanalizimit duhej të ndërtohej nga pjesa poshtme duke u ngjitur lartë deri te Parku i Biznesit në Drenas, por për shkak problemeve ata ishin detyruar që të fillojnë ndërtimin nga lartë deri te prona private dhe aty ka pasur shkëputje.

Si rrjedhojë ujërat e zeza kanë filluar të derdhen në lum. Sipas menaxherit të projektit, punë të përfunduara dhe vendosje të tubave janë afërisht 2.500 metra katrorë. Për shkak se çështja pronësore ende vazhdon të mbetet e pazgjidhur, kjo kontratë ka mbetur e pezulluar. Kontrata e tretë për finalizimin e punëve për “Ndërtimin e Impiantit për pastrimin e ujërave të zeza në Parkun e Biznesit” e kontraktuar në korrik të vitit 2014 në vlerë prej 264,294.97 €37 , dhe për punë shtesë në vlerë prej 23,817.54 €ka përfunduar.

Nuk përfundon me kaq.

Ndotje tjetër e ambientit sipas banorëve të asaj zonë, është derdhja e vazhdueshme e ujërave të zeza nëpër fusha nga kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e Parkut të Biznesit në Drenas.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në shkurt të vitit 2016 ka kontraktuar një kompani private për mirëmbajtjen e Parkut të Biznesit në Drenas në vlerë prej 12.990.00 € 39 e cila ka qenë përgjegjëse për pastrimin e mbetjeve në impiantin për trajtimin e ujërave të zeza dhe industriale, si dhe largimin e mbeturinave dhe mbetjeve tjera nga impianti deri te deponitë legale, e kjo kompani këto mbeturina i ka derdh nëpër livadhet e fshatit.

 

Për shkak të dëmit të shkaktuar nga ujërat e zeza të PBD banorët e fshatit Koreticë e Epërme të detyrohen të bëjnë çdo ditë me nga 8 kilometra rrugë për furnizim me ujë për pije, gatim apo higjienë personale.

Inspektorati i mjedisit dhe ambientit të komunës së Drenasit në shkurt të vitit 2017 ka inspektuar punën e kompanisë dhe është vërtetuar se kompania përgjegjëse për pastrimin e Parkut të Biznesit në Drenas ka grumbulluar mbeturinat nga PBD dhe i ka shkarkuar në puseta, të cilat nëpërmjet nënkalimit kanë kaluar në përroskë dhe kanë ndotur ujin e amvisërisë.40 Inspektime ka kryer edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në mars të vitit 2017, me ç’rast ka gjobitur kompaninë me 100.00 €, po ashtu gjobë për atë kompani ka shqiptuar edhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në vlerë prej 70.00 €.

MTI po ashtu ka potencuar se kësaj kompanie i ka skaduar kontrata e pastrimit, tani PBD e pastron një kompani tjetër e cila vazhdimisht monitorohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Kompania e gjobitur ka ofertuar sërish për të marrë tenderin për pastrimin e Parkut të Biznesit në Drenas, por Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nuk e ka ‘shpërblyer’ me kontratë për shkak shkeljes së kushteve kontraktuale të kontratës së kaluar pavarësisht se ka ofertuar me çmimin më të lirë. Në fshatin Koreticë e Epërme, 2 kilometra afër Parkut të Biznesit Drenas, jetojnë 15 familje.

Secila nga këto familje është dëmtuar materialisht nga ndërtimi i parkut të biznesit, duke ua vështirësuar jetesën dhe duke u krijuar shpenzime shtesë në buxhetin familjar për produkte apo furnizime esenciale41. Për shkak të ndotjes së ujit, pesëmbëdhjetë familjet e fshatit Koreticë e Epërme, që 3 vite radhazi detyrohen të furnizohen me ujë për nevoja të pijes, gatimit dhe higjienës, në burime të ndryshme. Një nga burimet kryesore është mbushja e ujit tek burimi natyror, i cili ndodhet rreth 4 kilometra larg fshatit.

Këto familje rrugëtojnë rreth 8 kilometra në ditë për të siguruar këtë furnizim. Nëse marrim një mesatare të shpenzimeve prej 6 litra në 100 kilometra, dhe një çmim mesatar prej 1€ për derivate (naftë/benzinë) i bie që në ditë këto familje shpenzojnë rreth 0.48€, dhe 175 € në vit për t’u furnizuar me ujë. Për tri vite radhazi, buxheti familjar është rënduar prej rreth 525.6 € vetëm për derivate.

Probleme jetese iu shkaktuan edhe një bletari.

Përmes linjës pa pagesë 0800 77777 në KDI ka raportuar një bletar nga ky fshat, i cili kishte kultivuar mjaltë për shitje, e nga ambienti i papastër para 2 viteve bletët i kanë vdekur. Ai i ka humbur 10 koshere me bletë, ku një koshere me bletë kushton afërsisht 100 €, e në total këto bletë kishin një çmim prej 1,000.00 €. Nga këto bletë banori çdo vit kishte kultivuar nga 100 kg mjaltë, të cilat i kishte shitur nga 10.00 € për kilogram. Të hyrat familjare të kësaj familje, me rastin e vdekjes së bletëve, janë zvogëluar prej rreth 1,000.00 € të ardhura në vit, e që do të thotë se për dy vite, kjo familje ka humbur të ardhura prej rreth 2,000.00 €.

Këto të gjetura janë bërë të ditura nga hulumtimi i KDI-së “Investimet e Arnuara”.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending