Featured
Nga menaxhimi dhe punët e dobëta në ndërtim, pëson edhe një shkollë tjetër

Nga menaxhimi jo i mirë i kontratave të tenderëve dhe punët e dobëta, ka pësuar edhe një shkollë në komunën e Ferizajt. Bëhet fjalë për shkollën ekonomike “Faik Konica”.
Lista e problemeve në këtë shkollë është e gjatë, duke nis nga instalimi i dobët i rrjetit të ujësjellësit, i ngrohjes qendrore e rrjedhje nga çatia, këto probleme janë gjetur nga një hulumtim që ka bërë KDI.
Kjo shkollë ka vetëm një vit që kur është funksionalizuar e dëmet janë kaq të mëdha saqë qeverisja komunale ose qendrore duhet të realizojë investime shtesë për t’i riparuar dëmet e shkaktuara nga puna e keqe nga OE dhe mungesa e përgjegjësisë së mbikëqyrësve të projektit.
Gjatë intervistës që kishte bërë KDI me drejtorin e kësaj shkolle ai kishte potencuar se para fillimit të mbajtjes së procesit mësimor për vitin 2016/2017, ata kanë evidentuar të gjitha të metat e objektit.
Gjithnjë sipas drejtorit të shkollës, me të filluar reshjet në vitin 2016, ka pasur rrjedhje të ujit brenda objektit të shkollës, vendosja e gabuar e ulluqeve kishte shkaktuar rrjedhjen e ujit edhe nëpër muret e jashtme të objektit ku vëreheshin njollat dhe plasaritjet në fasadë, dhe për pasojë nga kjo rrjedhje e kombinuar me kushtet klimatike (ngricat) mund të vijë deri tek shkatërrimi i fasadës dhe izolimit të objektit.
Ankesat e shumta të dërguara në MASHT përmes DKA-së Ferizaj nuk kanë sjellë ndonjë dobi për riparimin e dëmeve. Pas publikimit në media për problemet me të cilat ballafaqohej kjo shkollë, atë e kishin vizituar një komision nga MASHT-i dhe DKA e Ferizajt, megjithatë deri më tani nuk ka pasur ndonjë veprim28 për të mitiguar gjendjen ekzistuese. Po ashtu si në rastin e sipër cekur, MASHT29 nuk i është përgjigjur kërkesës për të na lejuar qasje në dokumente publike, për të parë ditarin e punimeve të plotësuar nga menaxheri i projektit me qëllim të analizimit nëse janë evidentuar ndonjë nga këto probleme dhe parregullsi nga menaxheri i kontratës.
