Featured
Historiku i problemeve të tenderit për ndërtimin e shkollës “Tefik Çanga”

Menaxhimi i dobët i kontratave publike po iu kushton tatimpaguesve kosovarë në kualitetin por edhe në koston e shërbimeve, meqë jo pak herë Autoritet Kontraktuese, është dashur të japin kontrata të reja të tenderëve për të “arnuar” investimet paraprake, shkruan Ndërtimi.info
Sipas një raporti të bërë nga KDI po vie shkak menaxhimit të dobët të Autoriteteve të Kontraktuese dhe kualitetit të dobët të punëve që po bëhen. Veç këtyre pasojë tjetër po është edhe tenderimi i çmimeve tejet të ulëta dhe vetëm sa për të fituar punë.
Nga ky menaxhim i dobët pësuan edhe dy shkolla në Komunën e Ferizajt. Vetëm pas një viti punë në objektin e shkollës “Faik Konica” janë paraqitur aq shumë problem të cilat po vështirësojnë edhe mësimin. Kjo erdhi shkak i neglizhencës së mbikëqyrjes së punimeve nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT).
Hiq më mirë nuk po qëndron as objekti i shkollës “Tefik Çanga”.
Sipas hulumtimit të raportit të KDI-së, për objektin e kësaj shkolle pas 7 vite ankesa për kushtet, tek tani kanë përfituar që të bëjnë riparim shtesë. Megjithatë nuk janë evituar gjitha problemet.
E ky riparim ka sjellë kosto shtesë për Komunë e Ferizajt meqë ka qenë dashur të riinstalojë ngrohjen qendrore për mos u ndërprerë procesi mësimor.
Gjetjet e hulumtimit të KDI-së kanë evidentuar që se pavarësisht që është bërë pranim teknik i punëve, funksionimi i objekteve ka pasur probleme që në vitin e parë të përdorimit.
Procesi i prokurimit për ndërtimin e shkollës fillore të mesme të ulët “Tefik Çanga “ në Ferizaj kishte filluar në tetor të viti t 2008 , dhe kishte kushtuar 1.128,589.11 euro. Kjo shkollë ishte përuruar në vitin 2010, ku nxënësit dhe mësuesit që nga fillimi ishin ballafaquar me probleme teknike nga më të ndryshme në këtë objekt. Me këto probleme në vitin 2009, për këtë objekt ishte bërë pranimi nga komisioni për pranim teknik, kompania ndërtuese si dhe menaxheri i kontratës ku kishin konkluduar se të gjitha pozicionet e kërkuara me kontratë ishin përfunduar.
Një vit pas, shkolla ishte ‘funksionalizuar” në shtator të vitit 2010, dhe pas vëzhgimit nga personeli i shkollës ishin evidentuar disa parregullësi në ndërtimin e objektit, grumbullimi i ujit në bodrum, te disa klasë kishte prishe të dyshemesë, ventilimi për ajrosje të gypave të ngrohjes kishte rrjedhje të ujit si dhe probleme të tjera të ngjashme.
Me të gjitha këto telashe shkolla funksiononte, deri kur janarin e 2015-ës në orët e hershme të mëngjesit personeli i shkollës kishte vërejtur se në katin e dytë dhe të tretë kishte rrjedhje të mëdha të ujit nga kulmi i shkollës si pasojë e reshjeve të borës.
Vetëm për të mos ndërprerë procesin mësimor prindërit dhe personeli i shkollës ishin mobilizuar për të rregulluar dëmin. Por për shkak të ujit që kishte mbuluar dyshemetë e korridoreve, ekzistonte rreziku që dikush mund të lëndohej nga rrëshqitja. Veç kësaj rreziku mund të vinte edhe nga avaria në rrjetin elektrik për shkak kabllove të lagura, si dhe rënia e suvatimit që po ashtu paraqiste rrezik nga lagështia e madhe dhe mund të binte poshtë dhe të lëndonte ndokënd.
Për të gjitha këto probleme me të cilat po përballej shkolla ishte në dijen Drejtoria Komunale e Arsimit në Ferizaj.
Por ata nuk kishin ndërmarr masa, meqë përgjegjësia i takonte MASHT-it si financuese e projektit si dhe pranimi teknik ishte bërë nga komisioni i MASHT-it pa e përfshirë asnjë anëtarë të komisionit të DKA-së në Ferizaj.
Drejtoria e shkollës “Tefik Çanga”, çdo vit kishte dërguar të njëjtat ankesa në MASHT, deri sa në vitin 2016 përmes një kërkese dërguar DKA-së Ferizaj, urgjentisht kishte kërkuar rregullimin e çatisë dhe rregullimin e ngrohjes qëndrore për arsye se procesi mësimorë ishte i pamundur të mbahej19.
Përmes projektit 2010-2017 për investime dhe riparime në shkollat e Ferizajt, DKA Ferizaj kishte ndarë 16,392 € për ri-instalimin e ngrohjes qendrore në shkollën “Tefik Çanga”.
Në vitin 2017 MASHT-i më në fund kishte lidhur kontratë të re për sanimin e dëmeve në shkollën “Tefik Çanga” Ferizaj në vlerë prej 38,827.90 € 20.
Hulumtimet e KDI-së kanë kuptuar se me këtë vlerë nuk mund të riparoheshin të gjitha dëmet, por vetëm disa prej tyre. Sipas kushteve të kontratës për snaimin e dëmeve, ishte kërkuara izolimi i kulmit që kishte munguar paraprakisht, vendosja e ulluqve të cilat kishin munguar në disa pjesë të çatise, lyerja e objekti brenda dhe jashtë si dhe riparimi i disa gypave të ujit.
Sikur të mos mungonin gjithë këto. Më pas ishte vërejtur që shkolla kishte probleme tjera si instalimi i dobët i gypave të ujit nga të cilët kishte rrjedhje të vazhdueshme të ujit. Këto probleme ishin shfaqur edhe në mure ku jo vetëm muret e banjove por edhe të korridoreve dhe klasave të mësimit ishin mykur.
Instalimi i ri i nyjeve sianitare nëpër banjo sipas drejtorisë së shkollës, do të investohet nga DKA e Ferizajt.
Për gjitha këto telashe MASHT, hesht. Madje nuk ky institucion nuk i është përgjigjur kërkesës së KDI-së për qasje në dokumente publike me qëllim të analizimit të pagesave dhe vërtetimit nëse është ekzekutuar siguria e kontratës për punët e pa kryera, apo të kryera dobët.
