Aktuale
OSHP-ja: Gjilani ia beson pastrimin e rrugëve kompanisë së papërgjegjshme
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/11/Gjillani.jpg)
Komuna e Gjilanit nuk i specifikon shërbimet në planifikim të tenderëve. E edhe përkundër kësaj, po i njëjti institucion “arrin” që të zgjedh një fitues, i cili fitues del të jetë i papërgjegjshëm.
Një vërtetim si ky është bërë nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP).
OSHP, i ka anuluar Komunës së Gjilanit, tenderin për pastrimin e rrugëve, trotuaret, mirëmbajtja e parqeve dhe hapësirave publike, shkruan Ndërtimi.info
Kontratë kjo tri vjeçare që kapte shumën afër 900 mijë euro.
Deri te anulimi erdhi meqë në adresë të OSHP-së kishe arritur një ankesë nga kompania “El-Bau” SH.P.K Gjilan e cila ishte pozicionuar kundër dhënies së tenderit për operatorin ekonomik “Eco Higjiena”SH.P.K Gjilan, me pretendimet që komuna ka bërë shkelje të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP).
Dhe jo vetëm kaq, Komuna e Gjilanit bëri shkelje të 18 neneve të LPP.
Pas shqyrtimit të ankesës, Paneli Shqyrtues i Prokurimit, ka vërtetuar se të dy ofertuesit të këtij aktiviteti të prokurimit kanë ofruar çmime në pozicione të caktuara në kundërshtim me pikën 20, të dosjes së tenderit “Valuta dhe kalkulimi i çmimit”, ku precizohet që çmimi i ofruar lejohet që të shënohet me maksimumin dy numra pas presës dhjetore. Që i bie që të dy operatorët ekonomik kanë ofruar çmime me në pozicione të ndryshme me më shumë numra pas presjes dhjetor.
Pas gjithë shqyrtimit, Paneli Shqyrtues i Prokurimit del në përfundim se në këtë aktivitet të prokurimit nuk ka ofertues të përgjegjshëm, e për këtë i gjithë aktiviteti i prokurimit duhet të anulohet në tërësi.
Veç anulimit, OSHP Komunës së Gjilanit i ka kërkuar që i njëjti aktivitet i prokurimit kur të ri tenderohet, t’i harmonizojë specifikacionet teknike të detyrueshme me para masën dhe parallogarinë, gjegjësisht të qartësohet dhe thjeshtësohet përshkrimi i shërbimit si dhe të konkretizohen shërbimet në mënyrë që ofertuesit të kenë të qartë shërbimin e aplikuar. E gjithë kjo meqë gjatë shqyrtimit të këtij tenderi paneli ka gjetur shërbime të cilat nuk janë specifikuar se si do të kryhen.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)