Arkitekturë
MIT vjen me dizajn inovativ për qytetet në planetin e Marsit
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/11/mit.jpg)
Mars City Designs, një “platformë inovative për krijimin e qyteteve në Mars”, sponzorizon garat vjetore që vejnë në sfidë konkurrentët për të dalë me vizionin e tyre se si do të ngjajë një fshat apo qytet i ardhshëm në Mars.
Fituesit e vendeve të para në kategorinë e arkitekturës së konkursit të këtij viti shkuan si një ekip i përbërë nga nëntë studentë MIT me një dizajn mahnitës: Redëood Forest, një koncept futuristik me pemë që i bëri përshtypje të gjithë të pranishmëve.
Pyjet janë në thelb një sërë mbrojtësish që janë të lidhura me një sistem të hollësishëm të tuneleve. Për më tepër, deri në 10mijë njerëz mund të strehohen brenda strukturës së kombinuar, megjithëse 50 persona do të banonin në mënyrë të sigurtë dhe të qetë në strukturat më të vogla të këtij projekti. Strukturat gjithashtu do të siguronin një mburojë “nga rrezatimi kozmik, ndikimet mikro-meteorite dhe ndryshimet ekstreme termike”.
Bashkë-udhëheqësja e ekipit dhe studentja e MIT-it, Valentina Sumini shpjegon më tej konceptin:
“Në Mars, qyteti ynë do të imitojë fizikisht dhe funksionalisht një pyll, duke përdorur burime lokale marsiane si akulli dhe uji ose toka dhe Dielli për të mbështetur jetën”.
Një faktor tjetër i rëndësishëm në konkurrencë është shkalla në të cilën plani i projektimit do të shfrytëzojë burimet ekzistuese në planetin e kuq. George Lordos, një student i doktoratës që ishte pjesë e ekipit, shpjegon se si ekipi mori këtë element vital:
“Çdo vend pemësh në Redëood Forest do të mbledhë energji nga Dielli dhe do ta përdorë atë për të përpunuar dhe transportuar ujin përgjatë pemës dhe çdo pemë është projektuar në një mjedis të pasur me ujë. Uji mbush qelizat e buta brenda kupolës që siguron mbrojtje nga rrezatimi, ndihmon në menaxhimin e ngarkesave të nxehtësisë dhe furnizon fermat hidroponike për rritjen e peshqve dhe zarzavateve … “.
Ndërsa të dhënat e mbledhura nga misione të panumërta të hapësirës gjatë viteve kanë zbuluar se Marsi është një planet shkëmbor me kushte jashtëzakonisht të ashpra, në krahasim me planetin Tokë. Megjithëse sistemet klimatike janë relativisht të njëjta, mbeten dy çështje të rëndësishme:
E para është se ka ende pak njohuri në lidhje me përcaktimin e ciklit të sistemeve (për shembull, stuhitë masive të pluhurit që përfshijnë gjithë planetin shfaqen me një parregullsi vërtet të paparashikueshme). Çështja e dytë është se nevojitet më shumë punë për të kuptuar evolucionin e planetit (a ka ngjashmëri me planetin tonë?).
Çështja kritike bëhet në thelb duke siguruar mbrojtje adekuate kundër elementeve të ashpra, një ide të cilën ekipi në MIT kanë marrë në konsideratë.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)