Arkitekturë
Sadiki: Është punuar pa kurrfarë plani, kemi zhvilluar Prishtinën parcelë pas parcele [video]
Arkitekti Arbër Sadiki në një intervistë për Ndërtimi.info ka folur në pjesën e parë për veprimtarinë e arkitektit të parë të diplomuar pas luftës së dytë botërore nga Kosova, Bashkim Fehmiun, i njohur edhe si vllau i aktorit me famë botërore Bekim Fehmiu.
Sadiki tregon se si është vënë themeli i institucioneve të planifikimit dhe urbanizmit nga Bashkim Fehmiu.
Në anën tejtër, në Prishtinë për dallim nga vitete e ’70-ta dhe ’80-ta, ndërtimet sot bëhen pa ndonjë shije. Sipas arkitektit Arbër Sadiki, që ka folur në një intervistë për Ndërtimi.info, në Prishtinë u ndërtua “parcelë pas parcele”.
“Kemi punuar pa kurrfarë planifikimi. Ne kemi zhvilluar Prishtinënë parcelë pas parcele, jo duke pasur vizion mbi zhvillimin e kompleksit, zhvillimin e lagjes e krijimin e identitetit të lagjes”, tha Arbër Sadiki.
Nëse dikur një fëmijë i lagjes “Ulpiana” ose “Dardania” është identifikuar me lagjen e tij dhe ka luajtur në mbrojtje të lagjes së tij, sot sipas Sadikit nuk kemi asnjë objekt ku dikush mund të identifikohet.
“Ne nuk kemi lagje që një fëmijë i Prishtinës mund të identifikohet. Krejt kjo flet, deshtëm ose nuk deshtëm ta pranojmë, për një dështim total”, ka thënë Sadiki.
Intervista e plotë më poshtë:
Arkitekturë
Çfarë fshihet nën strukturat komplekse sipas arkitektit japonez Sou Fujimoto
Arkitekturë
Arkitektura përmes syve të francezes Odile Decq
Arkitekturë
Le Corbusier: Forma, funksioni dhe modernizmi në arkitekturë
-
Infrastrukturë3 days ago
KAWA Group, zyrtarisht do të operoj edhe në kryeqytetin britanik
-
Aktuale2 days ago
KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar
-
Infrastrukturë3 days ago
Një rrugë e re në Prishtinë, nga “1 Tetori” tek “Isa Kastrati”, vlera afro një gjysmë milioni euro
-
Infrastrukturë2 days ago
Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor
-
Infrastrukturë2 days ago
Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit
-
Aktuale3 days ago
Ish-drejtori i Njësisë së Auditimit në Ministrinë e Infrastrukturës akuzohet se bëri raport në favor të “Sallahu” SH.P.K
-
Infrastrukturë3 days ago
BE miraton një kredi prej 325 milionë eurosh për rinovimin e linjës hekurudhore në Shqipëri
-
Infrastrukturë3 days ago
Naftëtarët kosovarë thonë se janë drejt falimentimit, kërkojnë nga qeveria të ndërhyjë për çmimet