Featured
Si balancohen forcat në ndërtesa [foto]
Ndërtesat në botën reale nuk janë si kullat e bëra nga LEGO ose kështjella rëre. Strukturat janë të përbëra zakonisht prej materiali të ngurtë, ndërsa një ndërtesë e vërtetë është kryesisht ”hapësirë boshe”. Kjo “hapësira boshe” brenda një ndërtese zakonisht duhet të mbështesë peshën e njerëzve, pajisjeve të zyrës, apo makinerive të fabrikës.
Duke zgjidhur problemin e tyre të parë pra, si të krijojmë një strukturë që nuk do të përmbyset, arkitektët dhe ndërtuesit menjëherë e drejtojnë vëmendjen e vetë tek një problem tjetër. Si të bëhet që kjo hapësirë boshe të mund të mbështesë peshën e vet dhe atë të banorëve të saj.
Nga kjo vjen për të kuptuar se ku janë forcat në një ndërtesë dhe si ato transmetohen nga njëra anë në tjetrën ose me fjalë të tjera, se si graviteti shpërndahet nëpër pjesë të ndryshme të strukturës.
Për të bërë një ndërtesë që është e fortë dhe pa shumë materiale “ngurta”, duhet të kombinojmë së bashku strukturat horizontale dhe vertikale për të bërë punë të ndryshme. Për shembull, muret e jashtme zakonisht luajnë një rol jetësor në mbajtjen e ndërtesës, ndërkohë që muret e brendshme ndihmojnë në ndarjen e dhomave nga njëra tjetra dhe ndarjen në kate (të cilat shpesh janë tavane) dhe na japin diçka për të qëndruar.
Por nuk është aspak e thjeshtë kur filloni të mendoni për forcat. Imagjinoni që jeni ulur në një divan në mes të dyshemesë në katin më të lartë të një shtëpie të madhe. Nëse nuk ka një pllakë drejtpërdrejtë nën dyshemenë ku jeni ulur çfarë do ta ndalonte divanin të bjerë në tokë?
Forca totale gravitacionale që vepron në rënie (pesha e trupit tuaj, pesha e divanit dhe pesha e dyshemesë) transmetohet anash përmes pjesëve strukturore të dyshemeve (të cilat mund të jenë të gjitha nga shufrat prej druri të thjeshta gurë metalikë etj). Pastaj forca shpërndahet poshtë nëpër mure dhe në dysheme. Sipas ligjit të lëvizjes së Njutonit forca që bën muri në dyshme ëshë saktësisht e ekulibruara e barabartë dhe e kundërta” që dyshemeja bënë në mur Ligji i aksionit dhe reaksionit.
Nëse ndonjëherë ju ka ndodh që të shihni demolimin ose shkatërrimin e një ndërtesë me anë të një vinçi me një top që shkatërron (një top dhe një zinxhir), do të keni vënë re se ndërtesat mund të qëndrojnë edhe nëse pjesa më e madhe e mureve janë rrëzuara. Kjo për shkak se disa mure në një ndërtesë janë më të rëndësishme se të tjerët si dhe jo të gjitha mbështesin peshën e ndërtesës.
Muret kryesore, strukturore quhen muret që mbajnë ngarkesat dhe zakonisht janë ndërtuar nga tullat ose gurë. Nëse i dëmtoni ndonjërën nga këto një pjesë e madhe e ndërtesës tuaj ndoshta do të shembet. Muret e tjera në ndërtesën tuaj mund të jenë thjesht ndarëse të ndërtuara nga një material më i lehtë .
Ju lehtë mund t’i largoni këto mure pa ndikuar në aftësinë mbajtëse të ndërtesës dhe pa e dëmtuar atë e cila njihet si integriteti i saj strukturor.
You must be logged in to post a comment Login