Ndërtim
Praktikisht Holanda duhej të ishte nën ujë, por ja çka ndërtuan ata për të mos qenë [Video]
Holanda është një vend i shtrirë, që është i prekshëm ndaj stuhive dhe valëve të forta të detit. Por, pse ky vend nuk është nën ujë?
Pse Holanda nuk është nënujore? Është një çështje e madhe duke konsideruar se vendi i vogël evropian, i populluar shumë, është kryesisht i përbërë nga toka e rikuperuara. Kjo pyetje ka qenë ajo që e ka shtyrë Brain McManus të krijonte një video në kanalin e tij Real Engineering që do të zgjidhte misterin.
Shkurtimisht, përgjigja është një projekt masiv i inxhinierisë civile. Por, për të marrë një përgjigje më të gjatë duhet të përkushtoheni në videon shtatë minutëshe, ku jepen detaje pse Holanda nuk është nën ujë.
Holanda mësoi rrugën e vështirë për korrigjimin e stuhive. Në fillim të vitit 1953, Holanda u godit nga një stuhi e egër që me përfundimin e saj mori jetën e 1835 njerëzve. Pas Luftës së Dytë Botërore shumë vende përgjatë bregut holandez ranë në gjendje të keqe. Vendi ende ishte duke u ngritur nga pasojat që kishte lënë okupimi pesë vjeçar nga Gjermania, që kishte përfudnuar vetëm tetë vjetë para se ta godiste kjo stuhi shkatërruese.
Stuhia shkatërruese shkaktoi dëme masive në shumë pjesë të vendit, e që riparimi gjati me dekada. Vetëm njëzet ditë pas stuhisë qeveria formoi Komitetin e Delta, një grup inxhinierësh, planifikuesish dhe shkencëtarësh të ngarkuar me punën për të siguruar se një dëm i tillë nuk do të ndodhte më.
Komitete edhi në përfundim që të ndërtonte një nga shatë mrekullitë moderne të botës “Delta Works”. Kjo pjesë e jashtëzakonshme e inxhinierisë jo vetëm që mbron vendin nga moti i ashpër, por gjithashtu mban ndjeshmëri ndaj mjedisit, që do të thotë se bregu holandez është ende një ekosistem i lulëzuar dhe i shëndetshëm.