Connect with us

Aktuale

Si e shkatërruan hidrocentralet Luginën e Valbonës

Published

on

Rruga në Luginën e Valbonës nuk është si më parë. Zhurma e fortë e rrjedhës së lumit është venitur nga ekskavatorët dhe buldozerët, të cilët po çajnë shpatet  e maleve dhe anën  e lumit. Qindra metra kanale betoni, kampe punimesh janë vendosur përgjatë aksit dhe pishat në anë të rrugës janë mbuluar për disa kilometra me mbulesën plastike që rëndom përdoret në frontet ku ka punime. Një grup turistësh çek, të cilët po e vizitojnë për të shtatin vit rresht Valbonën janë të trishtuar. Nuk arrijnë të kuptojnë asnjë shpjegim që japin vendasit për ndërtimin e HEC-ve.

Punimet momentalisht po zhvillohen në zonën e Dragobisë, ku bashkohen tre lumenjtë më të bukur të luginës, Motinës, i Çeremit dhe i Valbonës. Vendasit thonë se kanalet e betonit do marrin ujin nga burimet e lumenjve për te prodhuar energji në muajt e dimrit, por kjo sipas tyre do të dëmtojë rëndë biodiversitetin pasi shfrytëzimi  në këtë mënyrë shteron krojet e zonës në verë e për rrjedhojë ambienti nuk do të jetë më atraktiv për turistët dhe gjallesat do të shkatërrohen

Alarmi i Mjedisit

Lumenjtë e Alpeve, Cemit, Vermoshit, Lëpushes, Shales, Gashit, Tropojës, ruajnë deri më sot karakteristika të forta natyrore të pacenuara dhe përbëjnë një aset të jashtëzakonshëm për ruajtjen e biodiversitetit dhe zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, por ndërkohë lumi i Valbonës më i madhi mes tyre po e humbet këtë natyralitet për shkak të HEC-eve që kanë nisur të ndërtohen tashmë. Alarmin në lidhje me shkatërrimin e lumit të Valbonës nga HEC-et e dha Ministria e Mjedisit në Vlerësimin Strategjik Mjedisor për “Planin Kombëtar Sektorial i Turizmit për Rajonin e Alpeve Shqiptare”.

Studimi për Vlerësimin Strategjik Mjedisor thotë se efektet e HEC-ve mund të jenë të dëmshme sepse mund të sjellin ndryshime të forta hidrologjike, limnologjike dhe biologjike.

Ministria e Mjedisit referon se HEC-et e propozuara për t’u ndërtuar në lumin e Valbonës, janë rreth 11, ku 8 prej të cilëve kanë marrë leje ndërtimi  përgjatë 25 km të luginës së Valbonës.

Aktualisht një hidrocentral (4 MW) ka nisur ndërtimin e tij që nga viti 2013 me ritme shumë të ngadalta, ndërsa dy HEC-e të tjerë (27 MW) nisën këtë vit të ndërtohen (projekti në kaskadën e Dragobisë).

Dokumenti qeveritar zbulon se në mungesë të konsultimeve të duhura publike është e vështirë të gjesh të dhëna të sakta në lidhje me to.

“Gjithashtu duhet theksuar se ndërtimi i HEC-ve në Valbonë ka hasur kundërshtime nga banorët e zonës, intelektuale të shumtë dhe ambientalistë të cilët kanë protestuar kundër ndërtimit të tyre.

Ndër ndikimet kryesore përmendim:  Prishjen e peizazhit të zonë, pasi habitatet natyrore humbasin, ndërkohë që lidhjet tokësore fragmentarizohen. Përmes ndërtimit të digave, devijimit të rrjedhave të ujit, kanalizimeve dhe tuneleve preken në mënyrë të drejtpërdrejtë aspekte kryesore të pejsazhit” thuhet në dokumentin e qeverisë për zhvillimin e alpeve.

Zvogëlimi i sasisë së ujit në rrjedhën kryesore, shkakton rritjen e temperaturës së ujit dhe cenimin e kushteve bazë të jetës së gjallesave ujore.

Humbja e diversitetit ujor- Devijimi i rrjedhjes së ujit çon në humbjen e diversitetit ujor, ku mund të zhduken peshqit që janë të rrallë, siç është trofta (Salmo faroides), për shkak të pengesës së rrugëve migruese për specien. Gjithashtu, të gjithë speciet janë të kërcënuara nga mortaliteti pas kalimit në turbina.

Ndërtimi i HEC- ve rrezikon të rrisë erozionin. Si rezultat i gërmimit të tokës, prerjes së pyjeve përreth, zhdukjes se bimësisë, do të kemi rritje të fenomenit të erozionit sidomos në ato zona ku ndikimi i erozionit është i lartë duke sjellë kështu humbje të sipërfaqeve tokësore, humbjen dhe ndryshimin e biodiversitetit etj.

Ndikimet që krijon devijimi i lumit dhe ndërtimi i barrierave

Devijimi i lumenjve krijon rënie të sasisë së sedimenteve, të cilat kalojnë në pjesën e poshtme të rrjedhës.

Gjithashtu devijimi krijon humbje e drejtpërdrejtë e shpateve lumore, habitateve specifike anësore. Depozitimet e sedimenteve sjellin probleme në pjesën e poshtme të rrjedhës, për efekt të mosbalancimit të shtratit me mjedisin rrethues.

Ndërtimi i barrierave nga ana tjetër ndikon në humbjen e traditave kulturore për sa i përket përdorimit të burimeve natyrore, si dhe ndryshon ekosistemet si pasojë e ndërtimit e devijimit të ujit.

HEC-et e tjera në Alpe

Në territorin e Alpeve edhe pa HEC-et e reja, gjenden një numër i konsiderueshëm HEC-esh, që në pjesën më të madhe janë HEC-e të vegjël me kapacitet 0.15- 1.4 MW me përjashtim të Hidrocentraleve të Fierzes, të Komanit, të Vaut të Dejës që futen në grupin e HEC-ve të mëdhenj me kapacitet që shkon nga 250 MW deri në 500-600 MW.

Ndër HEC-et funksionalë që ndodhen në territorin e Alpeve përmendim: Hidrocentralin e Fierzës (me kapacitet 500 MW), të Komanit (600 MW), të Vaut të Dejës (250 MW), HEC-i Ashtës, të përbërë nga stacioni elektrik Ashta 1 dhe Ashta 2 (Kapacitetit i plotë të dy HEC-eve është 53 (MW), gjithashtu përmendim edhe Hidrocentralet që gjenden në fshatrat Tamarë, Selcë, Curraj, Ndërlysaj, Vukël, Cerem dhe Lekbibaj (të gjithë me Kapacitet 0.15-1.4 MW).

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Aktuale

Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta

Published

on

Shqiptarët punojnë me orë më të gjata pune krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, megjithëse paguhen më pak.

Sipas të dhënave nga Eurostat, një javë e zakonshme pune për personat e moshës 20-64 vjeç në BE është mesatarisht 37.5 orë, ndërsa për shqiptarët rreth 43.7 orë në javë.

Konkretisht, shqiptarët punojnë një ditë më shumë se vendet e BE-së ose 6 orë më tepër në javë.

Pavarësisht këtij fakti, orët e zgjatura të punës në Shqipëri nuk përkthehen me paga më të larta, pasi aktualisht vendi ynë ka nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon dhe Europë, gati dyfish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian.

Kjo tregon një mospërputhje të qartë midis orëve, pagës apo edhe produktivitetit të punëtorëve.

Direkt pas vendit tonë renditet Serbia, ndërsa sa i takon vendeve të BE-së, Greqia ka përqindjen më të lartë të punëtorëve me orar të zgjatur, rreth 11.6%, e ndjekur nga Qiproja 10.4% dhe Franca 10.1%.

Orët e zgjatura të punës në Greqi lidhen edhe me normën më të lartë të papunësisë, e si rrjedhojë orët shtesë të punonjësve aktivë i referohen zëvendësimit të mungesës së fuqisë punëtore në vend.

Holanda ka javën më të shkurtër të punës me rreth 33.2 orë, e ndjekur nga Gjermania me 35.3 dhe Danimarka me 35.4 orë.

Duke qenë se Shqipëria ka rekordin më të lartë të të vetëpunësuarve në rajon me një normë prej 36%, orët e gjata të punës lidhen kryesisht me nivelin e lartë të vetëpunësimit dhe punën e fundjavës.

E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian, ku 29.3% e të vetëpunësuarve punonin me orë të gjata krahasuar me të punësuarit, të cilët përbënin 3.6% e totalit.

Në Shqipëri administrata publike është ajo që punon më pak, me rreth 38.8 orë në javë, ndërsa punëtorët e sektorëve të prodhimit dhe ndërtimit punojnë më tepër.

Ndërsa në BE, orët e gjata të punës ishin më të zakonshme në mesin e punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit me 27.5% dhe menaxherëve me 21.9%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

BE do të jap 1 miliard euro ndihmë financiare për mbrojtjen sociale në Liban

Published

on

Gjatë vizitës së saj në Bejrut, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e shoqëruar nga Presidenti i Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides, diskutuan sfidat e rëndësishme të brendshme dhe rajonale me të cilat përballet Libani dhe se si BE-ja mund ta mbështesë më mirë vendin dhe njerëzit.

Ajo njoftoi se BE-ja do të ofrojë një paketë ndihme financiare për Libanin me vlerë 1 miliard euro për 2024-2027.

Kjo mbështetje e vazhdueshme e BE-së do të forcojë shërbimet bazë si arsimi, mbrojtja sociale dhe shëndeti për njerëzit në Liban. Ajo do të shoqërojë reformat urgjente ekonomike, financiare dhe bankare. Për më tepër, Forcat e Armatosura libaneze dhe forcat e tjera të sigurisë do t’i ofrohet mbështetje me pajisje dhe trajnime për menaxhimin e kufirit dhe për të luftuar kundër kontrabandës.

Vizita e Presidentes von der Leyen në Liban vjen pas takimit të posaçëm të Këshillit Evropian më 17-18 prill, ku Këshilli konfirmoi vendosmërinë e BE-së për të mbështetur njerëzit më të cenueshëm në Liban, duke përfshirë refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe komunitetet pritëse, si si dhe forcimin e mbështetjes për Forcat e Armatosura libaneze, luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandës. Këshilli Evropian ripohoi gjithashtu nevojën për të arritur kushte për kthime të sigurta, vullnetare dhe dinjitoze të refugjatëve sirianë, siç përcaktohet nga UNHCR./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro

Published

on

Karrige lëkure, tepisona, vitrina e mobile të ndryshme luksoze. Të gjitha këto janë porositur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Orenditë e reja po kapin shifrën e 54 mijë eurove.

Zyra e Kryeministrit të Albin Kurti, ka hapur disa tenderë për blerjen e disa orendive të reja.

Zyra e kryeministrit dhe disa ministri tjera janë në pritje të furnizimit me karrige të lëkurës, me tepsiona, me pajisje të reja për byfe, e vitrina, të cilat i kanë kushtuar hiç më pak se 53 mijë e 977 euro, shkruan Insajderi.

Me datën 30 të muajit të kaluar, Zyra e Kryeministrit kishte hapur tender për “furnizim me karrige lëkure”, 50 copë.

Vlera e parashikuar është 9,999.00 euro.

Poashtu në muajin e kaluar nga ZKM’ja është hapur tenderi për “Furnizim me lloje të ndryshme vitrinash”, ku ceken mobile druri për zyre. Vlera e parashikuar e kontratës për këtë tender është 40.000 euro.

Me 1 maj, Zyra e Kryeministrit ka hap tender për “Furnizim me pajisje byfeje”. Ku theksohet për “frigoriferë dhe ngrirësit”.

Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 990 euro.

Bëhet fjalë për tri karrige statike nga materiali krom, të veshura me lëkurë artificiale, kualitet i lartë i ngjyrës së zezë.

Po ashtu edhe për një karrige rrotative nga rrjeta me mekanizëm lëvizës. Ku vetëm këto kanë kushtuar hiç më pak se 999 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending