Uncategorized
Si të krijoni një ambient më të sigurtë në shtëpinë tuaj
Sigurisht që keni kyçur dollapët e kuzhinës, keni siguruar ilaçet, detergjentët. Keni vënë kapak nëpër priza dhe keni marrë masa për furrën. Por a është me të vërtetë shtëpia juaj e siguruar? E vetmja siguri është mbikëqyrja konstante, megjithatë këto sugjerime gjithashtu janë me vlerë.
Siguroni të gjitha dritaret
Kemi dëgjuar për histori të tmerrshme për kacavjerrjet e fëmijëve nëpër dritare. Hiqni të gjitha pajisjet larg dritareve, që fëmija të mos tentojë të eksplorojë atje. Mbrojtëset prej metali të dritareve janë një mënyrë e sigurt. Ka dhe dritare tani që dorezat i kanë të vendosura jo në mes por lart ,për një mbrojtje të dyfishtë kundër aksidenteve.
Menaxhoni cilësinë e ajrit
Edhe nëse nuk e nuhasni, cilësia e ajrit brenda në shtëpi mund të jetë e varfër. Pluhuri dhe të tjerë alergjenë mund t’ju bezdisin, aq më tepër mund të acarojë atë që është më i vogël në moshë dhe me kohë do të zhvillojë astmën apo alergjinë. Pra, pastroni rregullisht.
Lulet
Disa janë të mrekullueshme, por të rrezikshme. Disa duan kimikate shtesë të cilat janë shumë të dëmshme për fëmijët nëse i gëlltisin gabimisht. Duhet kujdes që të mos u afrohen fare.
Kushtojini vëmendje kafshëve shtëpiake. Shumë kafshë shtëpiake janë mbartës të salmonelës (sëmundje) sipsh. amfibë dhe breshka), por edhe një mace apo qen mund të jetë e rrezikshme.
Enët e ushqimit për kafshët, edhe bosh mund të jenë të dëmshme duke i kapur me dorë. Ato strehojnë bakterie, prandaj mbajini të mbuluara ose vendosini në vende të kyçura. Kur një kafshë sapo ka bërë trajtimin kundër pleshtave, mjekimi kalon nga kafsha në pajisjet shtëpiake dhe tek njerëzit.
Trajtimin bëjani në mbrëmje kafshës shtëpiake, kur fëmija juaj ka rënë të flenë, kështu që mjekimi ka kaluar plotësisht për gjithë natën.
Gjithçka me kapak
Mendoni tualetin, kutitë apo koshat e lodrave, sëndukët apo valixhet që mbani batanijet, kovat që mbani plehrat etj. Kapakët duhet të jenë të rëndë, që të mos hapen lirisht. Ata duhet të kenë dhe ndonjë aparaturë apo mekanizëm që është i papërshkueshëm ndaj fëmijëve. Ka mekanizma që bëjnë të mundur të mos mbyllen me forcë për të mos zënë gishtat e fëmijëve.
Mbani nën kontroll ujin
Rubinetat mund të hapen nga fëmijët dhe ata mund të digjen me lehtësi. Gjëja e parë që duhet të bëni është të vendosni një rregullator për një temperaturë të rekomanduar. Mund të bleni këto pajisje si përrubinetat, ashtu dhe për kokën e dushit. Ato punojnë duke e graduar ujin, po qe nevoja deri duke e mbyllur.
Pajisje të rrëshkitshme apo të rrëzueshme
Disa pajisje që janë vetë të mëdha nuk ka nevojë për ndonjë përkujdesje të veçantë. Por fëmija duke qenë kurioz, në disa pajisje mund të kacavirret, si në biblioteka, rafte, sirtarë dhe, si pasojë, ato mund të kthehen apo bien sipër.
Shpenzoni për të blerë mekanizma për sirtarë ose disa të tjera për t’i ngulur në mur raftet. Kini kujdes dhe për televizorët. Ata janë një shqetësim më vete. Këta që janë me ekran të sheshtë duhet të ngulen mirë në mur.
Bëni shtëpinë tuaj një zonë “jo këpucë”
Kur fëmijët fillojnë të zvarriten, duhet të keni kujdes për këpucët, të cilat mbartin mikrobe dhe bakterie nga më të ndryshmet. Mund t’i prekin me duar, mund t’i futin në gojë, mund t’i lëpijnë. Pra, bëjeni shtëpinë tuaj një zonë kundër këpucëve.
Telat e kabllOt
Kabllot, qofshin vertikalë, qofshin horizontalë, mund të jenë shumë të rrezikshëm, deri në mbytje apo shtrëngim.
Merrni një mendim tjetër
Ju i keni bërë të gjitha çka ju thamë dhe tashmë shtëpia juaj duket e sigurt. Merrni një profesionist për të inspektuar ambientin. Ai do ta shohë me sy tjetër vendin. Në këtë mënyrë fëmijët tuaj do të jenë më
të sigurt.