Aktuale
Ky është numri i kompanive ndërtimore të hapura për 3 muajt e fundit
Pavarësisht se numri i ndërtesave shihet se po rritet çdo ditë, njëjtë nuk po ndodhë edhe me ndërmarrjet që i ndërtojnë ato. Sipas të dhënave zyrtare, numri i ndërmarrjeve të reja të ndërtimtarisë është duke rënë, brenda periudhave tremujore të vitit.
Vetëm gjatë periudhës korrik – shtator të këtij viti në vendin tonë janë regjistruar 188 ndërmarrje të ndërtimtarisë apo 4 më pak se në periudhën prill – maj, që ishin 202, ndërsa në periudhën e parë të vitit, janar – mars ishin regjistruar 269 ndërmarrje të reja shkruan Ndërtimi.info.
Kjo është bërë e ditur përmes Repertorit Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë të tremujorit të 3-të të vitit 2017, i nxjerrë nga Agjencia kosovare e Statistikave (ASK).
Derisa numri i ndërmarrjeve të reja të ndërtimtarisë ka arritur rreth 200, brenda kësaj periudhe tre mujore janë shuar 26 të tilla. b
Sa i përket formës legale të organizimit të këtyre ndërmarrjeve të reja të ndërtimtarisë, prijnë ato të regjistruara si shoqëri me përgjegjësi të kufizuara, gjithsej 127, të pasuara nga ato biznese individuale 59, ndërsa kompani të huaja janë regjistruar vetëm 2.
Derisa, janë regjistruar ndërmarrje të vetëm këtyre tri kategorive, ndërmarrje shoqërore, ndërmarrje publike, ortakëri e përgjithshme, ortakëri e kufizuar dhe shoqëri aksionare është regjistruar asnjë.
E, hapja e këtyre ndërmarrjeve ndikon drejtpërdrejtë edhe në rritjen e numrit të të punësuarve. Sa i përket numrit të të punësuarve 175 nga këto kompani kanë deri në katër punëtorë, 7 kompani kanë nga pesë deri në nëntë punëtorë, tri kompani kanë 10 deri 12 punëtorë, dy kompani kanë punësuar 20 deri në 259 punëtorë dhe vetëm një kompani ka punësuar mbi 250 punëtorë.