Featured
Lladrovci i kërkon MZHE-së fonde për projektin e ngrohtores

Ka filluar hartimi i termave të referencës për studimin e fizibilitetit për ngrohjen qendrore në komunën e Drenasit, mbështetur nga organizata gjermane GIZ dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, ndërsa komuna e Drenasit ka ndarë 5 mijë euro planin e studimit të fizibilitetit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Ideja e kahershme për Drenasin me ngrohje qendrore ka filluar të jetësohet, pasi që për këtë projekt të madh dhe shumë të rëndësishëm për qytetin e Drenasit janë angazhuar edhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe organizata gjermane GIZ.
Edhe komuna e Drenasit ka ndarë një shumë të mjeteve për hartimin e planit të fizibilitetit për ngrohtoren, e cila do të mbështetet në ujin e ngrohtë që del nga shkritorja e “Ferronikelit”, shkruan tutje “Zëri”.
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kërkuar nga përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, që të angazhohen maksimalisht për gjetjen e fondeve për ta mbështetur projektin e ngrohtores.
Përfaqësuesit e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe përfaqësues të GIZ-it kanë zhvilluar një takimin me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, me të cilin kanë biseduar për fillimin e termave të referencës në studimin e fizibilitetit për ngrohjen qendrore për komunën e Drenasit, që do të behët me koogjenerim të ujit të ngrohtë që krijohet nga shkritorja e ndërmarrjes së “Ferronikelit”..
