Aktuale
Versioni i vdekjes së punëtorit në autostradë, sipas shokut të tij
Vdekja e punëtorit, Tafil Tafallarit në vendin e punës , në autostradën për Shkup ka tronditur edhe kolegët dhe shokët e tij.
Një grup i tyre sot në shenjë revolte për humbjen e kolegut të tyre, sot kundërshtuan që të vazhdonin punën në autostradë.
Ndërtimi.info ka kontaktuar me një shok dhe ish-koleg të viktimës, i cili ka dashur të mbetet anonim, për të marrë variantin e ngjarjes që i kishin thënë kolegët që ishin në punë bashkë me viktimën. Edhe pse nga Inspektorati i Punës është thënë që nuk ka pasur dëshmitarë, nga shokët e Tafil Tafallarit të ndjerë, del se ka pasur dëshmitarë.
Shoku i tij, në kushte anonimiteti ka pesë muaj që ka lënë punë në në kompaninë “Bechtel – Enka”. Ai me të dëgjuar pë vdekjen e mikut të tij, ka kontaktuar me ish-kolegët për të marrë infomrata rreth vdekjes së shokut të tij.
Sipas asaj që i kanë treguar ish-kolegët, ai ka shpjeguar ngjarjen për Ndërtimi.info.
“Cisterna e ujit u afrua me i mbush ato bazenat e ujit ku pinë punëtorët ujë. Kamioni ka rrëshqit, sepse mbrëmë kishte rënë shi dhe ka qenë vendi i lagët. Më vjen keq po kjo është jeta në Kosovë që edhe nëpër shi na kanë shti me punu e na kanë rreziku jetën”, ka thënë ai.
Ai, ka shtuar shoku të cilin e ka humbur sot, e që me të punoi 2 vjet, jetonte në kushte jo të mira ekonomike.
Ndërtimi.info ka dashur që të marrë edhe versionin e kompanisë, por nuk kanë qenë të qasshëm në telefon.