Featured
Gjermanët premtojnë ndërtimin e një çerdheje në Mitrovicë
Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ka pritur përfaqësuesit e Qendrës Arsimore “Montessori” nga Ëiesbadeni i Gjermanisë, Dieter Brunner dhe Ulrich Mann, të cilët kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të kontribuar në ndërtimin e një çerdhe për fëmijë në Mitrovicë.
Njëri nga themeluesit e Institucionit “Mario Montesseri”, Brunner, fillimisht tha se kishte dëgjuar shumë për qytetin e Mitrovicës, për specifikat dhe sfidat me të cilat ballafaqohet, e pastaj shprehu gatishmërinë për të kontribuar sadopak për këtë qytet, duke ndihmuar ndërtimin e një çerdheje për fëmijë.
“Institucioni ynë ka shtrirje në shumë vende të botës dhe ne jemi të gatshëm për të mbështetur me ekspertë funksionimin e një çerdhe këtu në Mitrovicë, pasi që jemi të specializuar edhe në këtë fushë. Do të bëjmë edhe përpjekje shtesë për të gjetur donatorë të tjerë për realizimin e këtij qëllimi”, i tha ai kryetarit Bahtiri.
Bahtiri e falënderoi atë për gatishmërinë e shprehur për të mbështetur ndërtimin dhe funksionimin e një çerdheje në Mitrovicë.