Ndërtim
Tropoja i ngre përmendore Azem Hajdarit
Në Bashkinë e Tropojës, Bajram Curr, ka nisur ceremonia e përurimit të shtatores së Heroit të Demokracisë, Azem Hadajri.
Në përurimin e shtatores marrin pjesë personalitete të rëndësishme të vendit dhe trojeve shqiptare, shkruan Syri.inet
Të pranishëm në ceremoni janë: ish-kryeministri Sali Berisha, kryetari i PD, Lulzim Basha, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi etj.
Të pranishëm në ceremoni janë: ish-kryeministri Sali Berisha, kryetari i PD, Lulzim Basha, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi etj.
Ceremoninë e hapi me fjalën e tij, kryebashkiaku i Tropojës, Besnik Dushaj. “Djalin tonë të bukur e përcollëm të ri, – tha Dusha, – dhe na u kthye në bronz. Azem, ti je gjallë dhe faleminderit që na dha mundësitë të ëndërrojmë”.
Lulzim Basha, kryetari i opozitës, e ka marrë fjalën sot në ceremoninë e përurimit të shtatores së Azem Hajdarit në Tropojë, organizuar nga Bashkia e Tropojës.
Kam ardhur me gëzim dhe dëshirë të madhe në këtë festë të bukur, – tha Basha, – kthimin e Azem Hajdarit në Tropojën e tij të shtrenjtë. Këto male janë plot me heroizëm dhe lavdi.
Azem Hajdari ju përket ju, i përket Tropojës dhe ju jeni krenar për birin tuaj. Si udhëheqës politik, Azem Hajdari
Sa më shumë shkon koha, Azem Hajdarit i detyrohemi shumë për çka bëri për lirinë e gjithëvë ne.
Kjo është vetëm njera prej përmendoreve që ngrihen për të. Në fakt përmendoren më të madhe, Azem hajdari e ka në mendjet dhe zemrat tona. Ai vazhdon të na ndriçojë rrugën.
Në mendjen dhe zemrat time, të mbarë rinisë shqiptare, kujtimi i Azem Hajdarit na shërben të kujtojmë se liria është gjëja më e çmuar në jetë. Tropoja sot është shumë e bukur me përmendoren e Azem Hajdarit.
Paralajmërohet se do të flasë edhe Sali Berisha.
Në fjalën e mbajtur, ish-kryeministri Berisha shpalosi forcën e Azem Hajdarit, ku theksoi se: ”Azem Hajdari do të kthehej do të shndërrohej në legjendën e vërtetë. Do të ngrihej si luan mbi mitrolozët, përballë autoblindave, përballë një diktature më të rëndat e Europës, do të brohoriste. Do të shkallmonte dyert e mbyllura të lirisë dhe dinjitetit për shqiptarët, që shqiptarët të ngrihen kudo si njerëz me besim dhe krenarë!”
Më tej lideri historik i PD-së, përçoi një apel frymëzuar nga Azemi, e kjo për t’u ndarë nga çdo e keqe, për të ecur të sigurtë.
”Vëllezër dhe motra! Azem Hajdari jeton e do të jetojë përjetë në ëndrrën më të bukur të çdo qytetari të kësaj toke që do të ndihet i barabartë, me dinjitet, kokëlartë, ndaj dhe sot ai është një apel, një frymëzim pasi pas 27 vitesh nuk mund të mohohet se një vello e zezë ka mbuluar Shqipërinë. Velloja e narkotikëve ka bërë që shqiptarët të mos vendosin dot për fatin e tyre, që emri i tyre të mos shkëlqejë në mes të kombeve të tjera. Por ne jemi këtu sot të frymëzuar nga Azem Hajdari për t’u ndarë nga çdo e keqe, për të ecur të sigurtë drejt hapësirave që meritojmë. Shqipëria europiane është ëndrra jonë. Të luftojmë ta bëjmë realitet sa më shpejt”, theksoi Sali Berisha.
Prej vitit 1997, dy kanë qenë vizitat e ish-kryeministrit në Tropojë (të paktën publikisht). Vizita e parë u bë gjatë fushatës elektorale të vitit 2009 dhe u shoqërua me masa shumë të forta sigurie, ndërsa vizita e dytë u krye ekzaktësisht katër vite më pas, në qershor të 2013.