Connect with us

Aktuale

Tirana nisi testimin e autobusëve elektrikë

Published

on

Pas licencimit të kompanisë së parë të taksive elektrike, në rrugët e kryeqytetit ka nisur edhe testimi i autobusit të parë duke shënuar edhe një hap të rëndësishëm drejt një revolucioni të gjelbër.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar dhe nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, mori pjesë në testimin e autobusit të parë elektrik në linjën Kinostudio – Kombinat në bashkëpunim me kompaninë polake Solaris, që pritet të ofrojë një shërbim më të mirë për qytetarët, kosto më të ulët dhe njëkohësisht të ulë nivelin e ndotjes në kryeqytet.

Veliaj deklaroi se Tirana ndodhet në avangardë të zhvillimit dhe se përmes transportit të ri elektrik, do të renditet mes kryeqyteteve të para në Europë që ndërmarrin këtë nismë, transmeton Shqip. “Ajo që po ndodh sot në tiranë është ajo që po ndodhte dje edhe në Paris, ku zyrtarët e Bashkisë po testonin dy autobusë si po performonin në linjat e Parisit. Në vend që ta mbushim Tiranën me kabuj të tramit apo teknologji që i përkasin viteve ’70, tani që kemi vendosur të zhvillohemi, të shkojmë të kapim teknologjinë më moderne, atë që është sot më avangardë. Tirana është avangard. Më vjen mirë që ne jemi në këtë fashë të parë të qyteteve që po shkojnë drejt këtij zhvillimi”, tha Veliaj duke shtuar se ndonëse në fillim nisma të tilla ndezin debate, Bashkia e Tiranës ka treguar se ato kanë prodhuar rezultatet fantastike për kryeqytetin. “Ne sapo licencuam kompaninë e parë të taksive elektrike në Tiranë. Ne kemi disa stacione të karikimit, parkingje nëntokësore. Të gjithë këto gjëra në thelb janë rezultat i vendimeve guximshme që kanë prodhuar debat, por në kohë të shkurtër ne ia kemi parë hajrin”, tha ai.

Bashkia e Tiranës po planifikon dhe rishikimin e legjislacionit aktual, ndërsa premtoi se në bashkëpunim dhe me qeverinë qendrore, do të krijohen lehtësi që të nxitet përdorimi i transportit elektrik.

Kreu i Bashkisë siguroi se brenda një kohe të shkurtër i gjithë transporti publik do të revolucionarizohet duke u modernizuar me autobusë elektrik. Veliaj u kërkoi operatorëve ekzistues që të modernizojnë flotën e tyre, ndërsa paralajmëroi dhe ngritjen e një flote autobusësh nga vetë bashkia e Tiranës. “Ne do të krijojmë një kompani publike të transportin nëse nuk do të na përgjigjen kompanitë private. Ajo që do të kërkojmë është që në mënyrë graduale, nga 10-20 për qind, do të kërkojmë çdo vit, rikthimin e një pjese të flotës në autobusë elektrik. Asnjë nuk pretendon që të gjithë të ndërrohen brenda vitit, por që të shikojmë kompanitë që kanë bërë porositë, të ndihmojmë si me qeverinë polake, apo me qeveri të tjera. Me kolegët e BERZH jemi atë duke bërë planin e qytetit të gjelbër të Tiranës, ku Tirana është përzgjedhur si një nga qytete pilot. Kështu që edhe BERZH apo të tjera do të kishin interes të financonin operatorët privatë në këtë shndërrim gradual të flotës”, theksoi Veliaj, ndërsa deklaroi se në disa zona të kryeqytetit ka filluar puna për instalimin e pikave të karikimit të automjeteve elektrikë.

Përmirësimi i standardeve, i kushteve dhe i shpejtësisë së shërbimit është vetëm njëra anë e medaljes së transportit publik. Veliaj deklaroi se përmes autobusëve elektrik do të ulet dhe niveli i ndotjes në kryeqytet.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi falënderoi kryebashkiakun Veliaj për ndërmarrjen e kësaj iniciative që kontribuon për një mjedis më të pastër. “Një përpjekje e cila jo vetëm realizon një pastërti të momentit, por mendon më afatgjatë për vitet dhe gjeneratat që do të vijnë”, deklaroi Klosi.

Edhe Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri përgëzoi Bashkinë e Tiranës për këtë hap të rëndësishëm të hedhur në fushën e transportit publik. “Realisht dua ta përgëzoj Bashkinë e Tiranës për këtë iniciativë të guximshme, e cila patjetër ka edhe sfida brenda dhe kërkon një projekt të mirë menduar, që do të thotë që patjetër edhe qeveria shqiptare duhet të mendojë se si të incetivojë më shumë automjetet që punojnë me energji elektrike si automjete të cilat adresojnë edhe problemet e ndotjes por edhe objektivat që kemi në lidhje me efiçensën e energjisë elektrike. Është testi i parë, do kuptojmë avantazhet ekonomike pse jo me mbështetjen edhe të donatorëve, por edhe roli që do të luajë qeveria shqiptare në projektet e efiçensës së transportit, nëpërmjet transportit ekologjik nëpërmjet autobusëve me energji elektrike. Unë do të angazhohem së bashku me kryetarin e Bashkisë për të bërë gjithçka në këtë drejtim dhe realisht dua ti them “bravo” Erionit për këtë iniciativë të parë”, theksoi Gjiknuri.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending