Aktuale
Projektet me vlerë 1.12 miliard euro pritet të nisin në 2018-ën

Parashikohet ndërtimi i 6 segmenteve rrugore me “One billion Euro”.
Qeveria ka vendosur që në vitin 2018 të hedhë në qarkullim një
paketë koncesionesh në formën e partneritetit me privatin me vlerë
1.12 miliard euro.
Paketa, pjesë e projektit “One billion Euro”, do të nancojë
vetëmvepra publike që nuk lidhen me veprimtarinë e shërbimeve. Tre
fushat e përcaktuara nga ekzekutivi janë arsimi, shëndetësia dhe
rrugët.
Për ndërtimin e shkollave në arsimin parauniversitar në Tiranë
buxheti do të mbështesë projekte në vlerën e 48 milionë eurove. Po
ashtu parashikohet të ndërtohet në partneritet me privatin një spital
rajonal në qytetin e Fierit, fatura e të cilit arrin në 71 milionë euro.
Mbështetja më e madhe në 2018-tën është në veprat në
infrastrukturën rrugore. Janë 6 segmente rrugore, vlera e të cilëve
arrin në 1 miliardë euro të cilat do të ndërtohen sipas formulës
partneritet publik-privat.
Paketa do të përfshijë ndërtimin e aksit Tiranë-Thumanë-Vorë me
vlerë 257 milionë euro, rrugën Kardhiq – Delvinë me një fond 64
milionë euro, segmentin Kashar – Rrogozhinë 312 milionë, rrugën
Milot – Balldren me vlerë 100 milionë euro, aksin Orikum – Himarë
me kontratë 133 milionë dhe rrugën e Arbrit që parashikohet të ketë
një vlerë kontrate në 2018-ën prej 180 milionë euro.
Buxheti i shtetit do të paguajë për koncesionet 2.1% të prodhimit
kombëtar gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa për kontratat që do të jenë
pjesë e projektit “One billion Euro”, pagesat e buxhetit do të nisin pasi
veprat të kenë përfunduar ndërtimin.
