Featured
Ministri Lekaj tregon a do të lidhet Ferizaj me autostradën për Shkup
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj i është përgjigjur pyetjes parlamentare të deputetit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Faton Topalli, rreth kyçje së autostradës “Arbën Xhaferi” në qytetin e Ferizajt.
Lekaj ka treguar se projekti në fjalë ka destinim të veçantë dhe se i njëjti nuk mund të ndryshohet. Megjithatë, i pari i MI-së theksoi se Qeveria e Kosovës do ta marrë parasysh çdo kërkesë të qytetarëve dhe komunave përkatëse, shkruan Indeksonline
Megjithatë, Lekaj theksoi se ekzekutivi i cili udhëhiqet nga Haradinaj nuk do të lejoj në asnjë mënyrë që të stërgjatë me projektet që kanë ndodhë deri më sot.
“Asnjë qytet nuk do të injorohet sa i përket kyçje në autostrada. Lokacioni është zgjedhur sipas kritereve multi-diciplinare duke u përzgjedhur lokacione që përzgjedhin lidhshmërine e transportit ndërkombëtarë. Lidhja e Ferizajt me autostradës “Arbën Xhaferi” lidhet në Bibaj. Ministria e Infrastrukturës ka ndarë mjete që Ferizaj të ketë qasje më të shpejtë në autostradë”, ka thënë ai. /Indeksonline/