Aktuale
BE-ja hap konkurs për arkitektët shqiptarë për “Turizëm mbështetur tek tradita”
Në kuadër të Programit IPA 2017 “Turizmi për Zhvillimin Ekonomik Vendos” delegacioni i Bashkimit Evropian (BE) shpall konkurs për Projekt Propozime për ndërtesa të reja që mund të përdoren për hoteleri (B&B) me veçori arkitekturore tradicionale nga tri treva në Shqipëri: Shkodër, Fier/Berat dhe Kroçë.
Qëllimi i këtij konkursi është nxitja e ndërtimit të strukturave të reja mikpritëse turistike në Shqipërisë përmes zbatimit të zgjidhjeve novatore për planifikimin e turizmit, arkitekturën, peizazhin dhe dizajnimin e brendshëm, duke respektuar veçoritë e shtëpive tradicionale shqiptare.
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri fton profesionistë të rinj, studentë apo të diplomuar me njohuri mbi arkitekturën apo fusha të tjera që lidhen me të, të marrin pjesë në këtë konkurs dhe të paraqesin projekt idetë e tyre.
Për këtë çmim paneli i jurisë do të përzgjedhë dy fitues për çdo vendndodhje, për Çmimin e Parë dhe Çmimin e Dytë. Fituesit do të shpërblehen me 350,000 Lekë për Çmimin e Parë dhe 200,000 Lekë për Çmimin e Dytë. Projekt idetë që nuk do të fitojnë, por që do të gjykohen interesante, do të shfaqen në ekspozitat që do të organizohen në Tiranë, si dhe gjatë aktiviteteve të Delegacionit të BE-së nëpër treva të ndryshme.
Afati për aplikim do të jetë 20 tetor deri me 15 dhjetor 2017.
Këtu sjellim linkun ku shpjegon më shumë rreth aplikimit në këtë program:
https://eeas.europa.eu/delegations/albania/34334/node/34334_sq