Ndërtim
Roboti që ndërton një shtëpi brenda 24 orëve
Një projekt demonstrues nga një kompani ruse Apis Cor ka krijuar atë që e quan një printer 3D për industrinë e ndërtimit “The Printed House”.
Printeri është “një makinë e zgjuar që kërkon kohë dhe energji minimale për të filluar punën në fushë”, shkruan kompania në faqen e saj. “Duke ‘punësuar’ një printer për punë, ju liroheni nga disa prej obligimeve tuaja. Ju kurseni shpenzimet e punës, që kanë të bëjnë me mbetjet e ndërtimit, me qeranë e makinerive të ndërtimit, mjetet, përfundimin e shtëpisë. Kjo makineri mund të zëvendësojë një ekip të tërë punëtorësh ndërtimi, duke kursyer kohë pa humbje të cilësisë.”
Videoja e projektit Apis Cor bëri bujë të madhe në internet për faktin e thjeshtë se ishte e mahnitshme të shihje një printer 3D të krijonte një shtëpi në më pak se një ditë.
Një klient punëson kontraktorin për një punë, ata spjegojnë punën, klienti e miraton dhe ata fillojnë të punojnë. Megjithatë, pjesa më e madhe e punës së tyre të përditshme ende përbëhet nga një teknologji e ulët.
Por, çka nëse kontraktori nuk ka nevojë të punësojë nën-kontraktorë (punëtorë shtësë) dhe mund të punësojë një printer 3D?
“Ne mendojmë se kjo është pa dyshim e ardhmja e ndërtimit”, shpjegon Julian Leland, një asistent hulumtues në “The Mediated Matter Group
“ dhe stundent i Masterit në Departamentin e Inxhinierisë Mekanike në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets (MIT).
Për kontraktorët dhe të tjerët në ndërtime të lehta, thotë ai, kjo do të thotë dorëzim i detyrave që punëtorët nuk duan ose nuk mund t’i bëjnë vetë. Detyra si heqja e bojës së një ndërtese ose punua në kushte të rrezikshme (në lartësi të mëdha ose kur merren me kimikate ose lëndë të rrezikshme) etj. Këto lloje të detyrave tashmë janë duke u automatizuar, kështu që është vetëm çështje kohe para se kjo teknologji hyjë në tregun e kontraktorëve të shtëpive.