Featured
Fillon Panairi i 43-të ndërkombëtar “Tehnoma”
Prodhues të mëdhenj, të mesëm, të vegjël dhe të huaj nga fusha e metalurgjisë, elektroteknikës, energjetikës, jometaleve, ndërtimtarisë, sigurimit dhe mbrojtjes do të marrin pjesë në panairin e 43-të ndërkombëtar “Tehnoma 2017”, që do të mbahet prej sot deri më 29 tetor në VIP arena në Qendrën sportive “Boris Trajkovski” në Shkup.
Në organizim të “Panairit të Shkupit” paralelisht me “Tehnoma” do të mbahet edhe Ekspozita ndërkombëtare e inovacioneve – MAKINOVA 2017, ku kompanitë do t’i prezantojnë dhe promovojnë prodhimet dhe metodat e tyre inovative.
Tradicionalisht, në “Tehnoma 2017” do të prezantohen edhe ekonomitë nacionale të shumë vendeve, krahinave dhe rajoneve, ndërsa për rritje të bashkëpunimit të do të ketë të organizuara programe profesioniste dhe B2B takime.
Në hapje të panairit është paralajmëruar fjalimi i zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike Koço Angjushev.
Orari i punës në panair është nga ora 10:00 – 19:00. Çmimi i biletës hyrëse është 50 denarë, ndërsa për vizitat e organizuara grupore 30 denarë, shkruan zhurnal.MK