Connect with us

Arkitekturë

Historia e Pekinit, nga sheshi ‘Tienanmen’ deri tek Muri i Madh

Published

on

Pekini është një ndër qytetet me numrin më të madh të trashëgimive kulturore në botë. Nga arkitektura deri tek kultura, gjithçka duhet të dini mbi kryeqytetin kinez…

Qindra vjet më parë, Pekini u ndërtua për të shpërfaqur idealin më të lartë të Perandorisë Kineze. Edhe në ditët e sotme ende gjenden gjurmët e një pjesë integrale të teorive të fengshui-t dhe bagua-së. Si një kryeqytet perandorak për mbi 800 vjet, funksionet e Pekinit për të treguar idealet morale dhe humaniste janë më të dukshme se funksionet e banimit.

Pekini, kryeqyteti i Kinës, është qyteti me bazat më të shumta kërkimore- shkencore, por edhe me arsimin më të zhvilluar në Kinë. Si qendra e shkëmbimeve me botën e jashtme në shumë fusha, si politike, kulturore, ekonomiko-tregtare etj. Pekini është më tërheqës për elitën në krahasim me qytetet e tjera, si dhe nxit kultivimin e njerëzve të aftë. Pekinasit janë kryesisht njerëz të ngeshëm. Ata ose të huajt që vijnë në Pekin mund të takohen shpesh nëpër bulevarde apo parqe, pika turistike etj. Gjatë pushimeve apo fundjavës, pekinasit pëlqejnë të dalin me familjen dhe miqtë për të pirë diçka apo për të ngrënë në restorante, ose edhe të luajnë me letra. Megjithatë, përveç këtyre ata janë edhe shumë të dhënë pas veprimtarive sportive. Historia dhe kultura e pasur kanë kultivuar një atmosferë të theksuar kulturore në Pekin, i cili është qyteti që ka numrin më të madh të trashëgimive kulturore në botë. Pekini, qyteti me zhvillimin më të shpejtë në histori, po tërheq një numër gjithnjë e më të madh të huajsh, si për turizëm, ashtu edhe për të jetuar.

1. Muri i Madh i Kinës, monumenti kulturor më i famshëm në botë

Image

Muri i Madh i Kinës – Changcheng (qyteti/fortesa e gjatë) është një numër fortifikimesh prej guri ose prej balte ne veri të Kinës, i ndërtuar, i rindërtuar dhe i mirëmbajtur gjatë shekujve.

Ai ka një gjatësi prej afro 10 mijë kilometrash, nis nga Shanhaiguani i qytetit Qinhuangdao të provincës Hebei dhe përfundon në perëndim, në Jiayuguan të provincës Gansu. Pjesët më të njohura të Murit të Madh janë Badalin, Jinshanling, Mutianyu, Juyongguang, Jiankou etj. Muri i Madh luante në atë kohë një rol mbrojtës kundër agresorëve të huaj, prandaj edhe deri në dinastinë Ming perandorët vazhduan ta ndërtonin.

2. Pallati i dimrit

Image

Në qytetin perandorak, pasi të shihni këtë oborr gjigant ku jetonin dhe punonin perandorët e lashtë, do të ndieni ritmin e jetës së pekinasve dhe kulturën e tyre. Për të njohur Pekinin, duhet patjetër ta nisni udhëtimin tuaj nga Pallati i Dimrit. Pallati i Dimrit ndodhet në zemër të Pekinit. Quhet edhe “Qyteti i ndaluar” dhe tani është kthyer në një muze. Ai ka qenë pallati perandorak i dinastitë Min dhe Qing (1368-1912) dhe në të kanë jetuar 24 perandorë. Ndërtesat janë vepra madhështore arkitekturore dhe janë ndërtesat më të mëdha prej druri në botë.

3. Sheshi “Tienanmen”

Image

Sheshi “Tienanmen” është simboli i Pekinit dhe i gjithë Kinës. Ky shesh me histori 500-vjeçare mbetet ende më i madhi në botë. Ai është vendi i shenjtë për zhvillimin e ceremonive madhështore dhe për pritjen e mysafirëve të huaj. Të gjithë ata që vijnë në Pekin, sigurisht që nuk mund të lënë pa vizituar sheshin “Tienanmen”. Vizita e turistëve në Pekin nuk mund të quhet e plotë nëse nuk bëjnë një fotografi me portretin e kryetarit Mao Ce Dun në sheshin “Tienanmen”.

4. Tempulli i Qiellit

Image

Tempulli i Qiellit në Pekin është një nga komplekset më të mëdha të ndërtesave të lashta për nderimin e zotave në botë. Në Kinë ceremonia për nderimin e zotave fillon nga dinastia Zhou. Që nga dinastia Han, perandorët e dinastive të ndryshme i kushtuan shumë rëndësi kësaj ceremonie. Pas periudhës Yongle të dinastisë Ming, në çdo ditë të rëndësishme perëndorët vinin këtu për të organizuar ceremoni për nderimin e zotave dhe për të uruar për korrje të bollshme. Në qoftë se koha ishte e thatë, organizoheshin dhe ceremoni lutjeje për rënien e shiut. Koncepti kryesor i projektimit të ndërtesave të Tempulli të Qiellit është dallimi i gjerësisë dhe i lartësisë së qiellit, për të treguar madhësinë e zotave dhe vogëlsinë e njeriut. Tempulli i Qiellit shpërfaq kudo edhe konceptin e simbolikën e kulturës tradicionale kineze. Muri i tempullit, që është i rrumbullakët në veri dhe katror në jug, dhe ndërtesa e rrumbullakët me murin e jashtëm katror, simbolizojnë konceptin e kozmologjisë tradicionale kineze të “qiellit të rrumbullakët dhe tokës katrore”. Po të mos vish këtu, nuk mund ta njohësh plotësisht qytetin perandorak.

5.Pallati i Verës

Image

Pallati i Verës, si qendra më e rëndësishme politike dhe diplomatike gjatë dinastisë Qing, i vendosur jashtë “Qytetit të ndaluar”, ka përjetuar shumë ngjarje historike. Perandoresha Ci Si ishte një pacifiste dhe meritat e saj mund të krahasohen me Ying Zheng, perandori i dinastisë Qin të Kinës së lashtë. Ajo shpenzoi fonde shumë të mëdha për të krijuar një kopsht gjigant. Pallati i Verës ka një sipërfaqe prej afro 290 hektarësh dhe ndahet në disa pjesë, si zona e aktiviteteve politike, zona e jetës së përditshme perandorake, zona turistike me malin Wanshou dhe liqenin Kunming. Turistët mund të ngjiten në malin Wanshou, të vizitojnë ndërtesën me figurat budiste, ose të vozisin në liqenin Kunming. Në digën lindore të liqenit mund të shijoni legjendat për fatkeqësitë e shkaktuara nga uji, të shihni lopë bronzi, e pastaj të pushoni në korridorin më të gjatë i përfshirë edhe në librin e rekordeve “Gines” e të bisedoni me miqtë. Argëtimi perandorak ishte i tillë.

6. Tempulli i Lamës

Image

Në Tempullin e Lamës në Pekin ndërthuren karakteristikat e arkitekturave të ndryshme të kombësisë hane, mançure, mongole, etj. Në këtë tempull ende banojnë mjaft murgj. Gjatë rrugës drejt tempullit mund të nuhatësh erën e fortë të temjanit. Me të shkelur në bulevardin pas hyrjes, mund të ndieni qetësi të plotë shpirtërore. Buda gjigante në pallatin kryesor është një kryevepër mahnitëse artistike. Për njerëzit që kanë nevojë të gjejnë mbështetje shpirtërore, tempulli është një vend shumë i mirë, sepse lutjet e tyre shpesh realizohen. Kështu që tempulli pret përditë shumë vizitorë, sidomos në ditën e parë dhe të pesëmbëdhjetë të çdo muaji sipas kalendarit kinez, të cilat vlerësohen si ditët për të kryer ritet fetare budiste.

7. Hutong-ët e Pekinit

Image

Në qytetin e Pekinit ka një fjalë të urtë, që thotë “Po të mos hysh në hutong, nuk e njeh mirë Pekinin, dhe po të mos hysh në hutong, kot vjen në Pekin”. Hutongët e mëdhenj dhe të vegjël kryqëzohen dhe shpërndahen si enë gjaku në të gjithë Pekinin. Kjo është një nga veçoritë arkitekturore të kryeqytetit kinez.

Turistët, nëse dëshirojnë të ndiejnë thellësisht kulturën e lashtë dhe atmosferën jetësore të Pekinit, duhet të shkojnë në hutongët në lagjet e vjetra të qytetit të Pekinit.

Hutongët kanë filluar të formohen në shekullin e 13-të, kur Pekini u caktua si kryeqytet i dinastisë Juan. Në atë kohë sundimtarët ishin mongolë. Fjala hutong vjen nga gjuha mongole dhe ka kuptimin “pus”. Në fillim fare hutongët ishin të shpërndarë sipas vendeve ku gjendeshin puset e ujit. Kjo për arsye se atëherë në çdo hutong duhej të kishte një pus. Zakonisht hutongët shtrihen nga lindja në perëndim dhe gjerësia e tyre është më pak se 9 metra. Në të kaluarën, në të dy anët e hutongëve kishte pothuajse vetëm oborre katrore. Oborri katror është një lloj arkitekture në të katër anët e të cilit ka dhoma dhe në qendër ndodhet oborri. Ai është një lloj banese nga më karakteristiket në qytetin e Pekinit.

Në Pekin është një fjalë që thotë se “Pekini ka 360 hutongë me emër, ndërsa hutongë pa emër ka sa qime ka një lopë.”/CRO

Arkitekturë

Çfarë është arkitektura kinetike?

Published

on

Dizajni kinetik është bërë një pjesë thelbësore e zhvillimit arkitektonik, nga shpikja e urave të lëvizshme në Egjiptin e lashtë deri te dhomat rrotulluese në shtëpinë e Sharifi-ha. Megjithatë, si arritëm nga kjo në këtë? Për të kuptuar konceptin e arkitekturës kinetike, le të hedhim një vështrim më të thellë në origjinën e saj.

“Kinetic” rrjedh nga fjala greke kinētikos, që do të thotë “lidhur me lëvizjen muskulare”, ndërsa përkufizimi arkitektonik është koncepti “lejimi i pjesëve të një strukture të lëvizin, pa zvogëluar integritetin strukturor”. me fjalë të tjera, është arkitekturë në formën e një trupi në lëvizje.

Një nga format më të hershme të arkitekturës kinetike është tenda e beduinëve, e përdorur në Afrikën e lashtë. Kjo strukturë elastike ftohëse është e adaptueshme ndaj klimës së shkretëtirës dhe urës së lëvizshme, një mekanizëm mbrojtës i zhvilluar në Egjipt dhe më vonë i përdorur zakonisht në shekullin e 15-të.

Megjithatë, arkitektët filluan të pranojnë konceptin e Arkitekturës Kinetike vetëm në fillim të shekullit të 20-të. Shembuj janë vizatimet e Yakov Chernikhov në Fantazitë arkitekturore dhe koncepti i pandërtuar i Thomas Gaynor për Ndërtesën Rotary në 1908, megjithatë këto botime ishin ende thjesht teorike.

Një projekt që u ndërtua ishte Villa Girasole nga inxhinieri i Marinës Angelo Invernizzi. E ndërtuar në vitin 1935, ajo është një shtëpi rrotulluese që ndjek lëvizjen e diellit për të maksimizuar nxehtësinë dhe dritën në brendësi. Girasole, e cila në italisht përkthehet në Luledielli, ndodhet në një bazë rrethore me diametër 44 metra dhe është një vepër e jashtëzakonshme arkitekturore e ndërtuar gjatë epokave të arkitekturës funksionaliste dhe futuriste.

Më vonë në shekullin e 20-të, arkitektët e zhvendosën fokusin e tyre në arkitekturën kinetike. Teori të tilla si Manifesti i Arkitekturës Mobile të Yona Friedman dhe Planifikimi Hapësinor i Qytetit, Pallati i Argëtimit të Cedric Price dhe Qyteti Plug-in i Peter Cooke u botuan. Megjithatë koncepti i arkitekturës kinetike u prezantua për herë të parë në vitin 1970 nga William Zuk, i cili botoi librin Kinetic Architecture. Kjo tërhoqi më tej interesin për konceptin kinetik ndërsa u zhvilluan shkenca kompjuterike dhe teknologjitë e ndërtimit.

Shembuj të tjerë përfshijnë shtëpinë Sharifi-Ha, e cila siguron vëllime banimi që rrotullohen për t’u kthyer në tarraca në verë dhe mbyllen në dimër, dhe Muzeu i Artit Milwaukee, me mburojën e tij të lëvizshme të diellit, i përbërë nga 72 pendë çeliku që palosen dhe shpalosen. sipas kohës së ditës, dhe Kulla Al Bahar, me një fasadë që ndjek lëvizjen e diellit për të çuar panelet e tekstilit me fije qelqi në formë ylli të hapen dhe mbyllen, duke mbrojtur banorët nga nxehtësia dhe shkëlqimi diellor.

Ka shumë shembuj të tjerë që shfaqin mundësitë e pafundme të arkitekturës kinetike, por në fund të fundit, dizajni kinetik ka ndikuar në ndërtesa në parametra të tillë si koha, moti, energjia dhe nevojat njerëzore që nuk janë statike, por më tepër dinamike. Si rezultat, dizajni kinetik i lejon ndërtesat të zhvillojnë sisteme komplekse që u përgjigjen nevojave të tyre të veçanta./Media Ndërtimi

Continue Reading

Arkitekturë

Rizhvillimi “i shëmtuar” në Liverpool, fiton çmimin për ndërtesën më të keqe të Britanisë

Published

on

Rizhvillimi i Lime Street në Liverpool nga studio britanike Broadway Malyan është emëruar ndërtesa e re më e keqe në vend në Kupën Carbuncle të këtij viti.

Organizuar nga revista e Mbretërisë së Bashkuar The Fence, gjyqtarët zgjodhën rizhvillimin e Lime Street si “ndërtesën e re shumë të keqe në Britani”, që kur konkursi u zhvillua për herë të fundit në 2018.

“Që nga shikimi i parë, dy nga paneli ynë e kishin këtë si përzgjedhjen e tyre numër një, dhe ndërsa lista e gjatë u ngushtua në një listë të ngushtë, kjo pjesë e tmerrshme e fatkeqësisë arkitekturore vazhdoi të qëndronte jashtë,” tha The Fence në njoftimin e çmimit.

Përfunduar në vitin 2019, dizajni i rizhvillimit të Broadway Malyan përmban panele metalike të gdhendura që përfshijnë një fasadë të rrugës që çon nga stacioni i trenit Liverpool Lime Street.

Panelet e gdhendura përshkruajnë ndërtesat shekullore që u shkatërruan për t’i hapur rrugë rizhvillimit, i cili tani përmban një hotel dhe strehim studentësh.

I ringjallur nga The Fence për vitin 2024, Carbuncle Cup synon të identifikojë ndërtesat më të këqija të Mbretërisë së Bashkuar. Ajo u drejtua çdo vit midis 2006 dhe 2018 nga revista e arkitekturës Building Design (BD)./Media Ndërtimi

Continue Reading

Arkitekturë

Arkitektura e kontrollit: Peizazhet e çuditshme postmoderne të Koresë së Veriut

Published

on

Rrokaqiejt postmodern bashkëjetojnë me monumente socialiste në shtetin e izoluar. Shumë prej fotografive janë të publikuara nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve dhe nuk kanë datë se kur janë bërë.

Ndërtesat e larta e shumëngjyrëshe shihen përreth një monumenti të vjetër në Phenian në Korenë e Veriut, 11 shtator 2018, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Pamje gjatë natës e distriktit Songhua në lindje të Phenianit, në Korenë e Veriut. Fotoja është publikuar nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA), por nuk ka datë se kur është bërë.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë një vizite në një zonë të zhvilluar banimi në rrethin Huaseong në Korenë e Veriut, në këtë foto të publikuar më 6 prill 2024 nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve, KCNA.

Pamje e përgjithshme gjatë ceremonisë së hapjes së Fermës së Serës Ryonpho për të shënuar përvjetorin e themelimit të Partisë së Punëtorëve në pushtet, në Korenë e Veriut, në këtë foto pa datë, e cila u publikua më 11 tetor 2022 nga KCNA-ja./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending