Connect with us

Featured

Ferizajt i del përsëri problem me tenderë, tash shkeli ligjin për ndërtimin e shkollës

Published

on

Ndërtimi i shkollës së mesme në Komunën e Ferizajt-projekt ky tre vjeçar do të zvarritet ende. Kjo pasi që Organi Shqyrtues i Prokurimit  (OSHP) ka anuluar këtë tender duke kthyer atë në rivlerësim.

Tenderi u kthy në Rivlerësimi meqë paneli shqyrtues pas shqyrtimit të ankesës të një operatori ekonomik, del në përfundim që ekzaminimi, vlerësimi dhe krahasimi i tenderëve nga Komuna e Ferizajt nuk është bërë konform nenit 59 të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP), shkruan Ndërtimi.info

E gjitha erdhi pas një ankese që kishte marr OSHP nga kompania e Euro Services & AL-Trade” Sh.P.K., e cila kishte pretenduar se Autoriteti Kontraktues, në këtë rast Komuna e Ferizaj ka bërë shkelje të dispozitave të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP)

Paneli shqyrtues ka konstatuar se në ofertën e OE të rekomanduar për kontratë në lidhje me kërkesën e dosjes së tenderit sa i përket III.2.4 kapaciteti teknik dhe profesional: pika nr.6 lidhur me makinerinë për realizimin e këtij projekti, është kërkuar skele, shytlla 2500 m, të dëshmojnë mjetet me të cilat mund të regjistrohen të sjellë libreza valide, të tjerat me dud doganor apo marrëveshje mbi huazimin e mjeteve, ndërsa OE i rekomanduar për kontratë nuk ka ofruar kontratë të shitblerjes apo marrëveshje mbi huazim për skele, kështu thuhet në arsyetimin e panelit shqyrtues të OSHP-së, për anulimin e këtij tenderi.

Tutje paneli shqyrtues në bazë të kërkesës së OE ankues gjatë mbajtës së seancës dëgjimore në lidhje me vazhdimin e validitetit të ofertave, konstaton se AK-ja është i obliguar në bazë të nenit 31.4 të Rregullave Udhëzimit për Prokurim Publik, të bëj kërkesë për zgjatjen e validitetit të ofertave para datës së skadimit të validitetit.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending