Arkitekturë
Studenti i Zaha Hadid ju lë pa tekst!
Ajsbergët antarktikë shndërrohen në një shpërndarës shumë funksional për hulumtim, transport dhe akomodim në një nga projektet më të fundit nga Studio e Zaha Hadid në Universitetin e Arteve të në Vjenë. Projektuar nga studenti i arkitekturës Sergiu-Radu Pop, projekti supozon një pikë arritjeje për kufirin përfundimtar të zhvillimit të botës.
Projekti përdor “biomimicry” (projektimi dhe prodhimi i materialeve, strukturave dhe sistemeve që janë modeluar në entitetet dhe proceset biologjike) si një mjet kryesor të projektimit.
Objekti është padyshim i ndikuar nga strukturat “fluturuese” të Hadid-it, duke kujtuar punën e saj të mëparshme të super jahteve. Ndërtesa ndërtohet në mënyrë “gjarpërore” nga uji duke u ngjitur mbi sipërfaqen e mbuluar me akull drejt qiellit më një kullë të veshur në xham.
Struktura ka dy programe të dallueshme: hapësira të heshtura të përkushtuara për hulumtimet e Antarktidës dhe hapësira të hapura publike të përkushtuara për sektorin e turizmit mjedisor. Programi ambicioz për ndërtesën përfshin akomodimin e përkohshëm dhe të përhershëm, hapësirën publike të ekspozitës, hapësirat e kohës së lirë dhe të ushtrimeve, sallat e konferencave, kuvertën e vëzhgimit, stacionet e strehimit për anijet shtesë dhe pistat.
Dizajni për “Objektin e Kërkimit për Transformimin e Antarktikut” përfshin një ndërtim horizontal mbi ujë me një kullë mbi sipërfaqe. Dy komponentët janë të dizajnuara për të maksimizuar mundësitë për ndërtim në kontinentin e akullt, duke llogaritur kushtet e paparashikueshme të motit në jug.
Projektuesi Sergiu-Radu Pop ka vënë theksin në përmirësimin e objekteve kërkimore të cilat tradicionalisht ofrojnë një kompromis për cilësinë e jetës për hulumtuesit duke favorizuar një hapësirë më të madhe të punës.
Ai argumenton se hulumtimi është penguar nga hapësira e papërshtatshme personale për kërkuesit dhe në vend kështu ai krijuar një qendër multi-funksionale për hulumtime ku edhe do të zhvillohen një mori aktivitetesh të gjalla. Pop kombinon kërkimet me turizëm eksperimental për të ofruar një eksperiencë të pashembullt ku publiku mund të eksplorojë peisazhin si shkencëtarë, duke kontribuar në dialogun për hulumtimet e Antarktikut.