Connect with us

Aktuale

Banorët e Shipitullës protestojnë para KEK-ut

Published

on

Dhjetëra banorë të fshatit Shipitullë të Obiliqit, kanë protestuar të martën para zyrës së Korporatës Energjetike të Kosovës lidhur me shpronësimet e tokave që i ka kryer KEK-u, raporton Ekonomia Online.

Kryesuesi i fshatit, Musli Mjeku ka deklaruar për media se nuk janë ardhur me dhunë e as për ta sulmuar dikë.

Sipas tij, që një muaj e gjysmë nuk kanë përgjigje nga zyrtarët e KEK-ut.

“Ne nuk jemi ardh me dhunë, nuk jemi ardh me bë kurrgjë. Nuk jemi ardh me sulmu askënd, vetëm për të treguar që e kemi një kërkesë të kamotshme. I kishim lut dikush nga KEK-u të del me na dhënë një përgjigje, pse që një muaj e gjysmë nuk na ka dhënë përgjigje. Me të 24-tin kemi bërë kërkesë, nuk kemi përgjigje as pozitive as negative por te dimë nga të shkojmë. Për në fshatin Shipitullë e dinë edhe bota se kanë marr informata. Ju kisha lut le të pranon dikush të flet ndonjë zyrtarë i KEK-ut”, tha Mjeku

Qytetari Shemsi Mjeku, u shpreh i shqetësuar sepse sipas tij, fshati Shipitullë është bërë e pa banueshme.

“Kërkesa jonë e vetme është me na me shpronësu tokat të kryera për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës. Nuk ka kush që jeton në atë vend, në atë ajër të ndotur, ujë nuk ka në momentin kur gërmon uji ndotet kushte për jetesë nuk ka. Kërkesa jonë është vetëm me na shpronsu ato toka, presim përgjigje pozitive”, u shpreh ai.

Ankesa pat edhe qytetari Halil Mjeku, krijohet shumë zhurmë dhe pluhur nga KEK-u dhe se rrugët janë bërë të pa kalueshme për shkak të mungesës së distancës ndaj shtëpive dhe kësaj korporate./Media Ndërtimi

 

Aktuale

Vazhdon beteja e qytetarit nga Ferizaj me Bechtel & Enkan

Published

on

Më 04.07.2024 në gjykatën themelore në Ferizaj u mbajt seanca në të cilën avokatët thanë fjalën përfundimtare për kontestin mes Gani Shabanit nga Ferizaj dhe Bechtel Enkas.

Shabani ka paditur konzorciumin Bechtel & Enka për shkak se sipas tij gjatë punimeve në ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”, dëmtoi pronën e tij në fshatin Gërlicë të Ferizajt.

Samir Rekaj, avokat i Gani Shabanit si palë paditëse në fillim të seancës kërkoi ekspertizë hidro-teknike, kjo kërkesë u kundërshtua nga avokati Gazmend Nushi që përfaqëson Bechtel & Enkan dhe kërkesë e cila u refuzua nga gjyqtari Burim Emërllahu, shkruan Kallxo.com

Gjyqtari i çështjes, në këtë seancë kreu edhe shqyrtimin e provave me ç’rast u administrua marrëveshja e brendshme e nënshkruar më 27.04.2019 mes Gani Shabani dhe Bechtel & Enkas.

Gani Shabani për marrëveshjen që e nënshkroi me konzorciumin Bechtel & Enka thotë se pala e paditur i iku asaj.

“I kanë ik marrëveshjes, i kam zanë në arë dhe i kam hjek nga ara. Na e kemi bërë marrëveshjen, këta i kanë ik marrëveshjes, kur i kam nxënë që i kanë ikur marrëveshjes e kam thirrur Policinë. Gypat i kanë marrë në prezencë të tyre, të policisë i ka marr gypat e paditura sepse nuk i kam lënë t’i marrin vet pa prezencën e Policisë. E kanë lënë një gyp 3-4 metra, në pronën time. Më kujtohet marrëveshja, është vizatimi aty. Unë e kam nënshkru”- deklaroi Gani Shabani.

Sipas tij, marrëveshja u nënshkrua që Bechtel & Enka të e largoj gypin të cilin e kishte vendosur në mesin e arës së tij por që lëvizja e gypit nuk u bë përkitazi me marrëveshjen.

Në seancë u përmendën edhe tri aktvendime tjera lidhur me këtë çështje, paditë e Gani Shabanit që ishin hedhur poshtë. Për to, gjyqtari Emërllahu tha se ishin aktvendime të natyrës procedurale e jo meritore.

Në fjalën e tij përfundimtare, avokati Samir Rekaj kërkoi që të aprovohet kërkesë padia.

“Të detyrohet e paditura që të i kompensoj paditësit fitimin e humbur gjithsej 14,904.32 euro me kamatë ligjore prej 8% nga data e paraqitjes së padisë 16.07.2021. Detyrohet e paditura të heq gypin e plastikës në parcelën 545 ashtu që të ndalohet dëmtimi i pronës në të ardhmen”- deklaroi Rekaj.

Ai kërkoi që e paditura po ashtu të kompensoj shpenzimet gjyqësore dhe ato për ekspertë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Agjencitë turistike kosovare ankohen se po gjobiten pa arsye nga autoritetet shqiptare

Published

on

Kompanitë kosovare të agjencive turistike, të cilat udhëtojnë Kosovë-Shqipëri, dhe anasjelltas janë duke u përballur me telashe gjatë rrugës. Një pronar i një kompanie ka thënë për Insajderin se po iu kërkohen dokumente të shumta pa asnjë arsye dhe po dënohen me shuma marramendëse nga Task Forca e Transportit Rrugor në Shqipëri. E siç pretendon ai kjo si duket po u ndodh vetëm agjencive kosovare.

Një pronar i një kompanie të autobusave të Kosovës, në mënyrë anonimiteti në Redaksinë e Insajderit ka deklaruar se gjatë udhëtimit për në Shqipëri me pushues nga Kosova, po ndalohen nga Task Forca duke iu kërkuar dokumente nga më të ndryshmet, shkruan Insajderi.org

“Të lypin krejt dokumentat çka ekzistojnë, nëse je në rregull me dokumenta, nuk din qysh me të gjobit, të thotë a ki dokumenta që e ke bo kontratën me hotelin ku ki me i derguar pushuesit. As vet se dim se çka lypin. Tjetër të lypin librën e udhëtareve, kartonin e zjarrëfiksave, diskun e toporafit, çertifikatën e mjekut, renin e udhëtimit, çertifikatën e autobusit, numrin e biznesit, baranzhimin e topografit. Në fund të thotë pse e ke qitë tabelën Prishtinë-Durrës”, tha pronari i agjencisë turistike(i njohur për redaksinë).

Tutje ai tregoi se dënimet që po iu shqiptohen nga kjo njësi, po janë marramendëse.

“Janë dënime marramendëse deri në 1000 euro, nër 500 euro nuk ka. Ta merr patentën ta qon në komisijarjat, mbas një jave të thotë shkon e merr. Nuk e di sa kanë të drejtë kështu”.

Ai shtoi për Insajderin se po planifikojnë të organizohen dhe ta marrin vendim edhe me kompanitë tjera të agjensive, që kur ta ndalin një autobus, të ndalen të gjithë, si shenjë proteste ndaj këtyre kontrollave.

Ndërsa siç pretendon ai, kjo si duket po u ndodh vetëm agjencive kosovare.

“Vetëm na çka jemi të Kosovës, as nuk ndalin të Bosnjës, as Bullgari as të Serbisë, na s’kena pa asnjëherë, krejt firmave çka po i pyse s’shohin kompani të vendeve tjera, veç të Kosovës”.

Continue Reading

Aktuale

Komuna e Prishtinës takon banorët e lagjes “Muharrem Fejza”, për procesin e Buxhetimit 2025

Published

on

Komuna e Prishtinës ka filluar që nga dje, takimet me qytetarë për procesin e Buxhetimit me Pjesëmarrje për vitin 2025.

“E nisëm me Rrugën Muharrem Fejza, ku qytetarët propozuan ide për projekte të rregullimit të lagjes, si:

ndërtimin e një Qendre për të Moshuar, ndërtimin e një fushe sportive, rregullimin e Rrugës Astrit Rrushi dhe të ngjashme.

Brenda 14 ditëve, do të mbahet takimi pasues ku qytetarët do të votojnë për financim të njërit prej këtyre projekteve nga Kryeqyteti.

Në ndërkohë, ne do të vazhdojmë me takimet e radhës në Sofali dhe Barilevë, të premten me 05 korrik.”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Trending