Connect with us

Infrastrukturë

40 ekspertë në seminarin e madh të arkitekturës në Prishtinë

Published

on

Rreth 40 ekspertë dhe profesionistë të arkitekturës nga e gjithë bota do të mblidhen në Prishtinë, prej 1 deri më 4 korrik, në kuadër të seminarit më të madh në mbrojtjen e arkitekturës moderne.

Në kuadër të këtij seminari do të bëhet prezantimi mbi 10 plane të konservimit dhe menaxhimit të sajteve moderne, si dhe për të hulumtuar strategji të reja të mbrojtjes së arkitekturës moderne.

Disa nga projektet e prezantuara në seminar janë: Plani i Konservimit dhe Menaxhimit të Operës së Sydney-it;  Plani i Konservimit dhe Menaxhimit të Eames House në Californi; Monumenti Buzladzha në Bullgari, e Sidi Harazemi në Fez të Marokut.

Ligjëruesit kryesor në seminar do jenë: Sheridan Burke presidente e 20th Century Heritage në ICOMOS; Jorg Haspel njëri nga themeluesit e DoCoMoMo Gjermani; Aziza Chaouni, TED fellow dhe profesoreshë e arkitekturës nga UofT Daniels; Cesar Bargues Ballester nga Instituti i Konservimit të Getty-t, etj. Ligjëratat do të mbahen në hapësirat e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës si dhe në Kino Armata nga 1 deri më 4 Korrik.

Ky seminar është i mbështetur nga Getty Foundation si pjesë e inciativës së tyre për mbrojtjen e arkitekturës moderne “Keeping It Modern”./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Komuna e Gjilanit: Pastrimi i lumenjve zvogëloi rrezikun nga vërshimet

Published

on

Pastrimi i shtretërve të lumenjve, thellimi dhe zgjerimi po vazhdon, tani edhe në fshatin Lladovë.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bejtullah Osmani, tha se gjatë këtij vitit, është punuar në pastrimin, thellimin dhe zgjerimin e shtretërve të lumenjve: Stanishorka në qytet, në Malishevë, Pogragjë, Bresalc, Kmetoc, Kosaqë dhe Përlepnicë.

“Kjo po bëhet tash dy vjet, me qëllim të zvogëlimit të rrezikut nga vërshimet dhe përmbytjet”, tha Osmani.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, tregoi se

gatë këtij viti është bërë pastrimi I lumit në fshatin Malishevë në tërë gjatësinë e tij rreth 3.5 kilometra.

“Kemi pastruar, thelluar dhe zgjeruar lumin në fshatin Përlepnicë 1.2 kilometra”, tha

Bejtullah Osmani,

Ai tregoi se kanë pastruar prrockën e fshatit Kosaqë dhe Kmetoc rreth 400 metra.

Sipas tij është intervenuar në pastrimin dhe largimin e mbeturinave nga lumi Moravë në fshatin Pogragjë të vendi i quajtur ,,Guveni,, afër kalasë 15 kamionë me mbeturina janë nxjerrë nga lumi.

Është rregulluar shtrati i lumit në fshatin Bresalc afër shkollës  “Ibrahim Uruqi” dhe është zhvendosur në rrjedhën e tij natyrore duke mbrojtur oborrin dhe objektin e shkollës në fjalë.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, tha se ky aktivitet do të vazhdoj me intensitet gjatë vitit  në pika tjera të komunës si në: Zhegër, Livoç, Cernicë dhe në disa lokacione tjera./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Të përfshirë biznesmenë serbë e shqiptarë, tenderët për pishinën olimpike në Leposaviq po gjykohen si krim i organizuar

Published

on

Në vitin 2013, Leposaviqi – sikurse disa komuna tjera me shumicë serbe – kishte themeluar institucione në bazë të ligjeve të Kosovës dhe mbajti zgjedhjet komunale që i fitoi Dragan Jabllanoviq.

Atëkohë ai i takonte partisë Lista Serbe, që është partia më e madhe përfaqësuese e serbëve të Kosovës, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit.

Nën udhëheqjen e tij, në vitin 2015, nisën punët për ndërtimin e pishinës.

Projektin për ndërtimin e pishinës e kishte marrë përsipër kompania “Projektuesi” e regjistruar në Prishtinë, por pishinës iu ndërtua vetëm konstrukti i betonit.

Edhe pse pishina nuk ishte funksionalizuar, më 2016 Komuna e Leposaviqit kishte ndarë një tender tjetër që ka të bëjë me filtrimin e ujit për pishinën.

Këtë kontratë e fituan konsorciumi i kompanive “Eurometal” nga Ferizaj dhe “Kruzni Tok” nga Zveçani.

Të dy këto kontrata tani janë pjesë e një aktakuze të gjerë për krim të organizuar ndaj 15 personave, ku përfshihet ish-kryetari i Leposaviqit, Jabllanoviq, si dhe pronarët e këtyre bizneseve.

Aktakuza që u ngrit në vitin 2021 është ende në gjykim. Ajo trajton disa kontrata me vlera milionëshe në komunën e Leposaviqit në vitet 2015- 2017, ndërkaq të akuzuar janë zyrtarë komunalë serbë e shqiptarë dhe biznesmenë.

Pse nuk u ndërtua pishina?

Sipas dokumenteve që Radio Evropa e Lirë i ka siguruar nga Komuna e Leposaviqit, vlera e projektit për ndërtimin e pishinës olimpike në Leposaviq ishte 850 mijë euro.

Projekti ishte nisur me një memorandum bashkëpunimi të vitit 2015 me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës (MKRS), i cili nuk është publik.

MKRS-ja nuk u është përgjigjur pyetjeve të REL-it lidhur me projektin.

Në anën tjetër, Xhemail Ferizi, pronar i kompanisë “Projektuesi” ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se ka pasur kontratë për ndërtimin e pishinës. Fajin për mosndërtimin e pishinës ai ia lë Komunës.

Ferizi nuk ka dhënë detaje të tjera dhe nuk u është përgjigjur pyetjeve shtesë lidhur me këtë projekt deri në momentin e publikimit të këtij artikulli.

Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale ai akuzohet për veprën penale “Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar, si dhe keqpërdorim i autorizimeve ekonomike”.

Në aktakuzë përshkruhet se ai ishte ndër fituesit e një kontrate kornizë për nevoja të ndërtimit në komunën e Leposaviqit, që ishte e vlefshme nga korriku i vitit 2015 deri në korrik të vitit 2018 dhe kishte vlerë të parashikuar mbi 2 milionë euro.

Në lidhje me projektin për ndërtimin e pishinës në Leposaviq, Ministria e Kulturës kishte angazhuar një kompani për të bërë “kolaudimin e punëve në pishinën e Leposaviqit” që i bie vlerësimin e vlerës së punëve të kryera në një projekt.

Në bazë të këtij vlerësimi, Prokuroria kishte konstatuar se Ferizi dhe kompania e tij ka përfituar” dobi pasurore në shumën mbi 246.000 euro”, mbi vlerën e punëve të kryera në këtë projekt.

Të akuzuar në të njëjtën aktakuzë, por lidhur me projekte të tjera janë edhe pronarët e kompanisë “Lirigzoni” nga Skenderaji.

Ata kanë konfirmuar se kompania “Projektuesi” i kishte angazhuar për gërmimin e gropës për pishinë, por nuk e kanë treguar vlerën e kontratës që e kishin me ta./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Rasti “Toka 2”, dëshmitari thotë se kur i ka parë traktorët duke punuar në arë, e kuptoi për problemet pronësore

Published

on

Në seancën e së hënës, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin e njohur si “Toka 2”, është dëgjuar dëshmitari Prederag Llaziq, i cili deklaroi që kishte kuptuar se kishte probleme me pronësinë, në momentin kur i ka parë traktorët duke punuar në tokën e tij.

Fillimisht dëshmitari Llaziq, deklaroi se avokatja Fatime Berisha ishte e autorizuar nga familja e tij për t’i përfaqësuar ata në kadastër, gjykatë dhe institucionet tjera, por e njëjta është tërhequr nga përfaqësimi pasi që ka pasur kërcënime ndaj familjes së saj, nga disa njerëz, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas tij, pas tërheqjes nga përfaqësimi nga Fatime Berisha, familja e tij ka angazhuar Anton Nokaj, por edhe ai është tërhequr nga përfaqësimi për arsye të njëjta, kërcenim dhe kanosje.

Tutje, dëshmitari ka deklaruar se me të kuptuar se toka e tyre gjendet në procedurë gjyqësore, ata kanë dorëzuar në gjykatë komunale të asaj kohe parashtresë që të dëgjohen si palë.

“S’kam marrë ftesë por kam kërkuar direkt pasi që ishte seanca e fundit. Unë kam hyrë në seancë dhe kam kërkuar nga gjyqtarja dhe ajo ka pranuar që unë të dëgjohem si palë”, tha dëshmitari Llazqi

I njëjti tha që vendimin e gjykatës lidhur me këtë çështje, nuk e ka pranuar kurrë.

Ai deklaroi gjithashtu se familja e tij e kanë punuar atë tokë dhe në shtator të vitit 2012, ka ardhur një person me traktor dhe ka filluar të punojë atë tokë dhe të gjitha të mbjellat që i kanë pasur, i ka lëvruar. Për të ai tha që kanë angazhuar Policinë e Kosovës dhe EULEX-in,

“Problemi është shfaqur kur është paraqitur PIK (Kombinati Industrial i Kosovës). Ai ka qenë kryesor për këto prona sepse aty ka pas me qindra hektarë. Ne kemi vazhduar dhe rikthyer punimet në atë tokë, e kemi punuar deri në vitin 2012 deri në vjeshtë, ku edhe ka ndodhur lëvrimi i të gjitha të mbjellurave. Në atë kohë kemi kuptuar që dhoma e veçantë ka sjellur vendim përfundimtar që procesi gjyqësor ka përfunduar dhe që ky vendim është i plotfuqishëm dhe kjo tokë më nuk na takon neve. Kurse përfaqësuesi i agjencionit për prona, nuk e ka kundërshtuar këtë vendim dhe në atë moment ne kemi tentuar të gjejmë një zgjidhje dhe të themelojmë ndonjë marrëveshje me Dukagjinin”, tha dëshmitari Llaziq.

Lidhur me të akuzuarin Dukagjin Emërllahun, ai tha që atë e ka takuar në shtëpinë e tij.

ky rast fillimisht ishte gjykuar nga gjykatësi i krimeve të rënda, Beqir Kalludra, mirëpo me avancimin e tij në Gjykatën e Apelit, lënda nga 3 shkurti 2021 kishte kaluar tek gjykatësi Kushtrim Shyti, i cili nuk ka mbajtur asnjë seancë në këtë rast.

Kurse, më 11 tetor 2021, kjo lëndë ka kaluar në Departamentin Special tek gjykatësja Shadije Gërguri, sipas vendimit të marrë nga kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë për ngarkimin e këtij departamenti edhe me lëndë të Krimeve të Rënda.

Ndërsa, gjykatësja Gërguri, menjëherë pas pranimit të shkresave të lëndës dhe shqyrtimit të tyre, duke vepruar sipas detyrës zyrtare më 8 nëntor 2021 ka marrë aktvendim për hudhje të aktakuzës dhe pushim të procedurës penale ndaj të akuzuarve Fetahu dhe Ademi, për shkak se në gusht të këtij viti kishte arritur parashkrimi absolut i ndjekjes penale.

Ndërkaq, pasi që gjykatësja Gërguri gjendet në pushim mjekësor, kjo lëndë ka kaluar tek gjykatësi Vesel Ismaili./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending