Connect with us

Infrastrukturë

Stacioni i ri në Podujevë, ende jofunksional

Published

on

Në përvjetorin e Ditës së çlirimit të Podujevës është bërë përurimi i stacionit të ri të autobusëve në Podujevë. Por, pavarësisht përurimit, ende nuk ka një datë se kur do të bëhet funksionalizimi i tij.

Qytetarët e kanë mirëpritur këtë projekt, por kanë vërejtje se është larg nga qendra.

“Jemi në fazën finale të kompletimit me inventar të nevojshëm brenda objektit të stacionit dhe një punë tjetër që jemi në pritje është vendosja e energjisë elektrike që është punë e KECIT, jemi në negociata me ta”, tha Shpejtim Bulliqi, kryetar i Komunës së Podujevës.

“Është një projekt i mirëpritur pasi që prek direkt mirëqenien e qytetarëve por problem është te distanca nga qendra e qytetit pasi nuk kemi edhe një trafik urban ka me qenë e pamundshme funksionalizimi i stacionit. Tani kemi një javë që është pre shiriti dhe ende nuk është aktiv pra nuk kemi edhe një datë të caktuar kur do të aktivizohet stacioni”, tha Qëndrim Softolli, asamblist i LDK- së në Podujevë.

Ndonëse iu gëzuan këtij projekti, qytetarët patën ankesa rreth lokacionit të ri. Kjo pasi sipas tyre stacioni i ri i autobusëve është larg qendrës.

“Krejt autobusët ka enën aty vijnë dhe e lan kontribut aty vend ma i mirë s’ka po për udhëtar pak larg”, tha Halim Lata, qytetar.

“Ideja e stacionit të autobusëve më ka pëlqyer por prapë nuk është në rregull se çdo udhëtar që zbret aty pa pasur autobus lokal nuk bënë, lokali me pension të vogël, dy -tri herë për të paguar, unë që të vijë në Podujevë”, tha Xhafer Syla, qytetar.

Të gjitha linjat ndërkomunale, lokale dhe ndërkombëtare do të kalojnë nga ky stacion, në të cilin janë investuar 1.3 milion euro./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Qendra e vizitorëve për Butrintin, arkitekti suedez: Projekti japonez rrezikon të dëmtojë peizazhin historik të zonës arkeologjike

Published

on

Vetëm dy ditë para dëgjesës publike mbi projektin e trumbetuar të qendrës së vizitoreve në parkun e Butrintit, dy arkitekte te huaj shprehen me një letër publike me kritika mbi projektin imponues.

Arkitekti suedez Peter Hallen, pedagog ne Akademinë Mbretërore te Stokholmit dhe arkitekti qe ka dizenjuar Kep Merlin dhe disa godina në Tiranë dhe Liza Fior, lektore pranë Universitetit te Arteve ne Londër, ngrenë shqetësimin se projekti japonez rrezikon të dëmtojë në mënyrë te pakthyeshme peizazhin historik të zonës arkeologjike pasuri botërore e UNESCO-s.

Letra

Së fundmi Kengo Kuma, projekti i një arkitekti japonez u përzgjodh si fitues i një konkursi në lidhje me qendrën e vizitorëve në zonën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s të Butrintit në Shqipërinë e Jugut.

Ndoshta Kuma, thjesht ndoshta, e ka keqkuptuar se si ne në Perëndim i trajtojmë pasuritë hitsorike. Për shkak të pikëpamjeve të ndryshme mbi restaurimin dhe ndoshta edhe respektimin e fragmenteve të ndërtesave historike që nuk janë ekzaktësisht dërrmuese për syrin e patrajnuar.

Të qenit një arkitekt suedez dhe që kam punuar mjaft në Shqipëri dhe një fans i madh i Shqipërisë dhe Japonisë më jep frymëzim për të reflektuar mbi këtë projekt japonez për Butrintin.

Në vizitën time të parë u dashurova me Butrintin, jo vetëm për arsye historike, por edhe për vendin, peizazhin që të ofronte. Një vend ku uji i ëmbël dhe i kripur takohen dhe ka tërhequr njerëzit që nga fillimi i kohërave. Ujë për të pirë dhe ushqim për të ngrënë…

Atje kam përjetuar një koncert të mrekullueshëm të muzikës së shekullit të 16-të nga kori Romeo dhe Zhuliet nga Teatri Dramatik Mbretëror i Ingemar Bergman në Stokholm./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Shpallet tenderi 45 milionësh për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Pejë, segmenti Dollc-Zahaq

Published

on

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka shpallur tenderin për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Pejë, segmenti Dollc-Zahaq, për katër lote. Vlera e parashikuar e kontratës është 45 milionë e 690 mijë euro.

Në njoftimin për kontratë të publikuar në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se kohëzgjatja e kësaj kontrate është për 36 muaj.

Afati i fundit për pranim të tenderëve është 29 korriku, kur edhe do të bëhet hapja e tenderëve. i Tenderi duhet të dorëzohet vetëm në mënyrë elektronike.

“Shuma e Sigurimit të Tenderit është për Lot 1 200,000.00€, Lot 2 220,000.00€, Lot 3 250,000.00€ dhe Lot 4 200,000.00€ për periudhë valide prej në ditë 120. Sigurimin e tenderit duhet të dorëzohet i skanuar së bashku me ofertë, ndërsa forma origjinale e sigurimit të tenderit do të kërkohet të dorëzohet nga një tenderues të cilin autoriteti kontraktues ka për qellim që ta shpërblej me kontratë. Mos dorëzimi i formës Origjinale të sigurimit të tenderit shpije në zbatimin e nenit 99.2 të LPP. Sigurimin e tenderit duhet të dorëzohet për te gjitha lotet nese dergon oferte ne te gjitha lotet”, thuhet në njoftim./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Infrastrukturë

Vdes punëtori që u rrëzua nga objekti, arrestohet pronari i firmës ndërtimore në Lipjan

Published

on

Një punëtor i ndërtimtarisë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) të mërkurën, si pasojë e lëndimeve të marra pasi u rrëzua nga një objekt në vendin e tij të punës.

Viktima pësoi lëndime të rënda pasi u rrëzua në objektin ku po punonte të mërkurën në Lipjan.

Ngjarja, sipas raportit policor, ka ndodhur rreth pasdites së djeshme.

“Një mashkull kosovar ka ndrruar jetë në QKUK derisa po trajtohej si pasojë e lëndimeve të pësuara pasi ishte rrëzuar nga një objekt ku po punonte. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe inspektori i punës”, tha Policia.

Dy persona, pronari i firmës ndërtimore në të cilën ai punonte dhe pronari i pronës në vend-punishten në Lipjan, janë arrestuar, tha Policia të enjten./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending