Connect with us

Infrastrukturë

SHAK: Bulevardi Qendror është boshti i Prishtinës së ardhshme

Published

on

Agjencia Këshillimore, Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit ka prezantuar planin ku një nyjë lidhëse midis të vjetrës dhe të resë, që do të shtrihet midis Pazarit të Vjetër dhe Pazarit të Ri.

Dhjetë lagjet kryesore të qytetit dhe 200 mijë prishtinas do të lidhen përmes saj.

“Tre mbikalimet që i patë, ai nga Arbëria, pasarela dhe tjetri nga Aktashi, bëjnë të mundur që të arrihet në bulevard pa u takuar në asnjë moment me makinat.

Sheshet e gjera, hapësirat e gjelbra, parqet e lojërave për fëmijët dhe zonat rekreative për të rinjtë shtrihen përgjatë tij.

Përmes këtij bulevardi, qyteti është nxjerrë nga kufizimet e trashëguara, në një dimension të ri dhe modern.”, shkruan në prezantimin e projektit nga SHAK./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Komuna e Prizrenit ende e pafuqishme për vendosjen e rregullit urbanistik

Published

on

Komuna e Prizrenit po tregohet e pafuqishme sa i përket vendosjes së rregullit urbanistik në ndërtimet e ndryshme, si në Qendrën Historike të Prizrenit ashtu edhe në zonat tjera të qytetit. Në pesë muajt e parë të këtij viti janë identifikuar së paku pesë raste të ndërtimeve me tejkalime të pëlqimeve të lëshuara nga autoritetet e trashëgimisë kulturore apo të lejeve ndërtimore të lëshuara nga Drejtoria e Urbanizimit dhe Planifikimit Hapësinor.

Në mesin e këtyre rasteve nga organet përkatëse është konstatuar mbindërtimi i një kati pa lejen e DUPH-së në objektin kolektiv banesor në rrugën “Xhemil Fluku”, pastaj ndërtimi i një aneksi pa leje ndërtimore në ndërtesën e banimit kolektiv në rrugën “Adnan Krasniqi”, dhe po ashtu në një ndërtim të objektit individual në rrugën “Rifat Krasniqi”, ku te ndërtimi i nënkulmit është evidentuar tejkalimi i lejes së lëshuar nga DUPH-ja.

Gjithashtu janë identifikuar punime në një ngastër kadastrale në rrugën “Brigada Proletare” në zonën e Nënkalasë në Qendrën Historike të Prizrenit ndonëse ka pretendime se ka skadim te aktit administrativ për këtë lëndë. Ndërkohë edhe në një rast në rrugën “Bujtinat” është vërejtur mos respektimi i vendimit të lëshuar nga autoritetet e trashëgimisë kulturore, ku përkundër rekomandimeve të dhëna të gjitha hapësirat janë shfrytëzuar për ndërtim dhe ka tejkalim të lartësisë së përdhesës.

EC përkujton se gjatë dy dekadave të fundit, Prizreni është përballur me parregullsi urbanistike, që ka pasur efekt negativ edhe në zonën historike. Praktikat e tilla kanë ndikuar në degradimin e vlerave të trashëgimisë kulturore, gjë e cila ndikon negativisht në përpjekjet për zhvillim të qëndrueshëm lokal. Këto praktika kanë pasoja edhe në mjedisin dhe infrastrukturën urbanistike ku në fund pësojnë qytetarët. Prandaj,

EC konsideron se ka ardhur koha që institucionet të veprojnë me forcën e ligjit për të vendosur rendin urbanistik. Për këtë arsye rekomandon organet komunale dhe institucionet tjera që kanë kompetencë në këtë fushë që të shtojnë praninë në terren, për të vepruar në mënyrë urgjente dhe konkrete për parandalimin e rasteve të tilla, në mënyrë që mos të krijohen precedentë edhe për raste tjera të ngjashme. Gjithashtu i bën thirrje të gjitha palëve që të veprojnë sipas dispozitave të legjislacionit në fuqi dhe punimet ndërtimore të realizohen vetëm konform lejeve ndërtimore të marra nga organet përkatëse./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ekonomistët: Ndërtimi i hekurudhës me Shqipërinë, sjell zhvillim ekonomik

Published

on

Ndërtimi i hekurudhës me Shqipërinë, do të jetë një hap që do t’i sjell zhvillim të dyja vendeve. Kështu vlerësojnë ekonomistët, duke theksuar se dy të shtetet duhet të intensifikojnë bashkëpunimin edhe më shumë.

Hekurudha Durrës-Prishtinë, do t’u sjellë benefite të dyja vendeve për t’u zhvilluar edhe më shumë, duke u bërë një vend transit për shërbimet e mallrave. Duke folur për Radio Kosovën, ekonomisti Erton Bega, vlerëson se ndërtimi i atij rëndësi jashtëzakonisht të madhe strategjike- gjeopolitike.

“Ka një rëndësi të madhe strategjike ekonomike dhe synohet të vije deri kah Peja dhe rajoni i Dukagjini e të lidhet me Prishtinë. Njëkohësisht edhe transporti i mallrave është më i lirë, ndotja e ambientit është më e vogël, pra ka disa benefite të cilat vinë, por projekti më Shqipërinë ka rëndësi jashtëzakonisht të madhe strategjike-gjeopolitike, sepse e faktorizon Shqipërinë por edhe Kosovën me marrëveshjet e tjera”, tha Bega.

Ekonomisti Safet Gërxhaliu duke folur për Radio Kosovën, thotë se bashkëpunimi në mes të dy shteteve duhet të ngritet edhe më shumë, edhe pse janë bërë shumë investime në infrastrukturë.

“Rruga e Kombit e ka lehtësuar komunikimin, qarkullimin dhe rritjen e aspektit të bashkëpunimit ekonomik, dhe besoj që hekurudha do ta përmbush një mozaik të ëndërruar dhe të pritur  me gjenerata për tu ofruar me Shqipërinë. Ky projekt ka një rëndësi multidimensionale, në aspektin politik, strategjik, ekonomik, integrues”, tha Gërxhaliu.

Ekonomistët vlerësojnë se hekurudha Durrës-Prishtinë, do të ndikojë edhe në Ballkanin Perëndimor, në ekonomi, partneritet dhe zhvillim. Për këtë projekt kanë filluar studimet e fizibilitetit dhe pritet të hapet konkursi për kompanitë që do të realizojnë projektin./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

‘NASA në Shtime’, Si u ndërtua Observatori dhe Planetariumi Kombëtar në tokën e Milaim Rushitit

Published

on

Falë iniciativës së Milaim Rushitit, në Kosovë për herë të parë u ndërtua Observatori dhe Planetariumi Kombëtar, “dhoma virtuale” tek e cila shfaqen pamje të galaktikave. Për ndërtimin e kësaj qendre shkencore, Rushiti dhuroi 5 ari nga trualli që e trashëgoi nga babai i tij.

Observatori dhe Planetariumi Kombëtar i Kosovës është hapur zyrtarisht më 20.06.2024 për publikun, në fshatin Rashincë të komunës së Shtimes.

Ndërtimi i tij është mbështetur nga Mnistria e Arsimit dhe Komuna e Shtimes, në vlerë prej 310 mijë euro, shkruan Kallxo.com

Kush është profesori nga Shtimja që fali tokën për Planetariumin e parë të Kosovës?

Profesori nga fshati Rashincë i Komunës së Shtimes, Milaim Rushiti tash e dymbëdhjetë vite është mësimdhënës i shkencave të natyrës. Ai që nga viti 2012 ligjëron astronomi dhe fizikë në Gjimnazin Shkencor “Kuvendi i Arbrit” në Ferizaj.

Rushiti është drejtor i klubit të Astronomisë së Kosovës “Astronomy Outreach of Kosovo” (AOK).

Ai është bashkëideator për ndërtimin dhe hapjen e Planetariumit të parë të Kosovës, ide e cila siç tregon ai, filloi në vitin 2017, por që për shkak të problemeve me buxhetin, kjo ide nuk u realizua për një kohë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending